17 vjeçari nga Tetova ia publikon në TikTok videot ish të dashurës 16 vjeçare, flet nëna e vajzës: Policia nuk merr masa (VIDEO)

Rrjetet sociale janë bërë mollë sherri dhe mjetë kërcënimi për një 16 vjeçare nga një fshat i Tetovës. Sipas nënës së vajzës së mitur, një djalë 17 vjeçarë nga një fshat i komunës së Zhelinës dikur ish i dashur i vajzës,  shpërndanë foto dhe video të vajzës në TikTok, fjalë fyese dhe fotografi denigruse vetëm për të kërcënuar vajzën.

Nëna  e vajzës së mitur, rastin e ka lajmëruar në polici, por sipas saj policia nuk ka marrë masa, ku më pas ajo shprehet për portalin TetovaSot të gjithë ngjarjen trishteuse të familjes së saj.

TS ka kontaktuar policinë e Tetovës ku ata thonë se nëna e vajzës rastin e ka lajmëruar në policië.

“Me datë 03.06.2023, në prani të prindit dhe avokatit në SPB Tetovë, është kryer intervistë zyrtare me një të mitur nga një fshat i Tetovës. Ai dyshohet se ka krijuar një profil në rrjetin social Tik-Tok në emër të një të miture nga një fshat i Tetovës dhe me foton e saj, me të cilën më parë kanë qenë në lidhje, ku ka publikuar tekste me përmbajtje fyese, foto të saj dhe videot, të cilat i ka marrë nga profili i saj personal.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, deri në PThP do të dorëzohet parashtresë përkatëse.
SPB Tetovë apelon qytetarët që të kenë kujdes se çfarë dhe si publikojnë, sepse shkarkimi, publikimi dhe shpërndarja e të dhënave personale si emri dhe mbiemri, fotot dhe videot personale pa lejen e personit përbën vepër penale, e cila dënohet sipas nenit 149 paragrafi 2 të Kodit Penal të RMV-së” thonë nga policia.