30.8 C
Skopje

Grubi: Hetime agresive dhe të thukta që të zbardhet e vërteta e plotë për Tetovën

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi nga kompetentët ka kërkuar që hetimet për tragjedinë në Tetovë të bëhen në mënyrë agresive, sa më të shpejtë edhe sa më të thuktë, sa më të thellë në mënyrë që të zbardhet e vërteta e plotë para opinionit të gjithë vendit tonë por edhe opinionit ndërkombëtar.

“Shofim që kemi solidarizim nga të gjitha vendet e rajonit, kemi solidarizim edhe nga vendet anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe një nga vendimet e sotme të Qeverisë është që të kërkojmë ndihmë nga autoritetet amerikane, nga autoritetet e NATO-s, nga autoritetet e vendeve të rajonit për të bërë një hetim të duhur dhe për të zbardhur të vërtetën se pse dhe si ndodhi kjo tragjedi kaq e rëndë”, është shprehur Grubi.

Marketing