7.8 C
Skopje

Ibin Emshiu demanton Selën, askush se ka kërcënuar

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë janë deklaruar për rastin e Ibin Emshiu, që kishte humbur babain dhe vëllain e tij në zjarrin tragjik që shkrumboi Spitalin Modular në Tetovë mbrëmjen e 8 shtatorit.

Ibini në media ka deklaruar se është kërcënuar pas deklaratës që e ka dhënë ku tregon për mungesën e personelit mjekësor në Spitalin Modular dhe për kushtet e vështira që kanë qenë aty.

Nga SPB Tetovë thonë se sot kanë biseduar me Emshiun dhe se ai u ka thënë se nuk është kërcënuar drejtpërdrejtë, por me komente në rrjete sociale dhe se ka parë një letër të ngjitur në veturën e tij ku shkruante “Ke kujdes”.

“Pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë mëngjesin e sotëm (13-shtator) kanë kontaktuar dhe kanë biseduar me personin I.E. nga Siniçani i Tetovës i cili kishte thënë dhe për të cilin u bë një shënim zyrtar, se ai nuk kishte një kërcënim të drejtpërdrejtë për jetën e tij, por që pasi dha një deklaratë për mediat, ai gjoja se kishte lexuar tre komente në mediat sociale në lidhje me deklaratën – të ketë kujdes se çfarë flet dhe se diçka mund t’i ndodhë. Përveç kësaj, siç i kishte thënë policisë sot, në xhamin e përparmë të automjetit të tij në një copë letër gjoja i kishin shkruar “ki kujdes”. Por ai nuk i kishte ruajtur komentet nga rrjetet sociale ose fletën. Ai gjithashtu kishte treguar oficerëve të policisë se askush nuk i kishte kërkuar para në spital, por ia kishte dhënë vullnetarisht stafit mjekësor në mënyrë që, siç tha ai, të kujdeseshin më mirë për të afërmit e tij”, thonë nga SPB Tetovë.

Ziadin Sela shkroi më herët se familjarët e jetëve të humbura dhe mjekët e spitalit modular në Tetovë po kërcënohen. Sipas tij, atyre po iu bëhet presion që të mos flasin.

“Ibin Emshiu, i riu që humbi babain dhe vëllaun në zjarr ka denoncuar se po e kërcënojnë që të mos flasë dhe të tregojë të vërtetën për kushtet dhe zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë. Nga ana tjetër disa mjekë kanë denoncuar se u bëhet presion që të nënshkruajnë peticion në mbrojtje të njërit drejtor të spitalit të Tetovës, në stil të njëjtë si tentimi i drejtorëve të klinikave të Shkupit për të shpëtuar Filipçen”, ka deklaruar Sela.

BURIMI: aktuale.mk

Marketing

TË FUNDIT

Escobar kërkon që RMV të nis bisedimet e anëtarësimit

SHBA-të mbështesin fuqishëm integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, deklaroi zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, pas...

Në MSP hapet ekspozita për 100 vjetorin e Hasan Prishtinës

Sot në MSP u hap ekspozita e realizuar në bashkëpunim me Institutin për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve, kushtuar kolosit tonë Hasan Prishtina. “Në...

Grubi: Veprimtaria e Hasan Prishtinës ka lënë gjurmë të pashlyeshme

Shkup, 6 Dhjetor – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi ka marrë pjesë në ekspozitën...

Bekteshi: Rriten kapacitetet e prodhimit vendor të rrymës (Foto)

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi vazhdon angazhimin e tij maksimal për ta tejkaluar sa më shpejtë krizën energjetike që ka kapluar të gjithë rajonin! Bekteshi...

Grubi – Toman: Negociatat me BE të nisin në fillim të vitit 2022

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi, priti në takim ambasadorin e Republikës Çeke, z. Miroslav...