Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë janë deklaruar për rastin e Ibin Emshiu, që kishte humbur babain dhe vëllain e tij në zjarrin tragjik që shkrumboi Spitalin Modular në Tetovë mbrëmjen e 8 shtatorit, shkruan opinionshqip.live
Ibini në media ka deklaruar se është kërcënuar pas deklaratës që e ka dhënë ku tregon për mungesën e personelit mjekësor në Spitalin Modular dhe për kushtet e vështira që kanë qenë aty.
Nga SPB Tetovë thonë se sot kanë biseduar me Emshiun dhe se ai u ka thënë se nuk është kërcënuar drejtpërdrejtë, por me komente në rrjete sociale dhe se ka parë një letër të ngjitur në veturën e tij ku shkruante “Ke kujdes”.
Ziadin Sela shkroi më herët se familjarët e jetëve të humbura dhe mjekët e spitalit modular në Tetovë po kërcënohen. Sipas tij, atyre po iu bëhet presion që të mos flasin.
BURIMI: opinionshqip.live