22.8 C
Skopje

BDI: Në gjashtë komuna bartëse të listave janë femra, fuqizojmë rolin e femrës në shoqëri

Bashkimi Demokratik për Integrim në zgjedhjet lokaldo të garojë me 35 lista për këshilltarë dhe 19 kandidat për kryetarkomune, theksoi kështu në konferencën për shtyp Arta Bilalli Zendeli ngaBDI. Ajo mes tjerave tha se listat e BDI-së përbëhen prej emrave eminentnga Shoqëria civile, përfaqësues të rinisë, gra dhe personalitete tësuksesshme nga sfera të ndryshme. Arta Bilalli Zendeli nga BDI mes tjerave tha se në këto zgjedhje nëgjashtë komuna, si në Strugë, Çair, Shuto Orizare, Manastir, Mavrovë dheKumanovë, bartëse të Listave për në Këshillin komunal do të jenë gra.Fjalimi i plotë i znj. Arta Bilalli Zendeli:Të nderuar qytetarë,Të nderuar përfaqësues të mediave,Ndodhemi sot këtu para jush që të njoftojmë se Bashkimi Demokratik përIntegrim konform dispozitave ligjore të Kodit Zgjedhor, në afatin epërcaktuar ka dorëzuar Listat e kandidatëve për anëtarë në KëshillatKomunal dhe Listën e kandidatëve për Kryetar komunash për zgjedhjetlokale që do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.Këto lista janë reflektim objektiv i fokusit tonë që në shërbim tëqytetarëve të jenë kandidatë të denjë për të qenë zëri i popullit, tëcilët do të përkujdesen për realizimin e përpiktë të qëllimit për jetëcilësore të të gjithë qytetarëve të venditJu njoftojmë se Bashkimi Demokratik për Integrim do të garojë megjithsej 35 Lista të kandidatëve për Këshilla Komunal, ndërsa mekandidat për kryetar do të garojë në gjithsej 19 komuna.Si gjithmonë, respektojmë përfaqësimin adekuat të femrës në politikë,fuqizojmë zërin e rinisë në procesin e politikave të vendimmarrjeslokale në çdo komunë, si dhe avancojmë në nivele më larta edhebashkëpunimin me shoqërinë civile.Listat e Bashkimit Demokratik për Integrim përbëhen nga personaprofesional dhe kredibil në mjedisin ku jetojnë dhe punojnë. Listatpërbëhen nga emra eminent të shoqërisë civile, përfaqësues të rinisë,gra si dhe personalitete të suksesshme në sfera të ndryshme.Në gjashtë komuna, si në Strugë, Çair, Shuto Orizare, Manastir, Mavrovëdhe Kumanovë, bartëse të Listave për në Këshill komunal do të jenë ngagjinia femërore.Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se me këto personalitete do tëjetë fituese absolute në zgjedhjet lokale me ç’rast në fokus do të ketërealizimin e programit zgjedhor që ka për qëllim përmirësimin estandardit jetësor të qytetarëve.Më 17 Tetor do të fitojë vizioni për jetë cilësore për të gjithë!

Marketing