8.8 C
Skopje

Osmani: Forcuam rolin e gruas në MPJ, emëruam ambasadore

Sot filloi konferenca dyditore për promovimin e barazisë gjinore “Gratë në politikën e jashtme”, të cilën për herë të parë e organizon Ministria e Punëve të Jashtme, me iniciativë të zëvendësministres së Punëve të Jashtme Fatmire Isaki, nën kujdesin e Zonjës së parë Elizabeta Gjorgjievska. Konferencën e hapi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili në paraqitjen e tij përshëndetëse theksoi rëndësinë e forcimit të rolit të gruas në politikën e jashtme, si dhe në sigurimin e rritjes së përfaqësimit të grave në proceset vendimmarrëse në vend. Promovimi i barazisë gjinore është në një linjë me synimet e Kombeve të Bashkuara për zhvillim të qëndrueshëm si dhe me zotimet e OSBE-së, me të cilën Republika e Maqedonisë së Veriut do të kryesojë në vitin 2023.“Në përputhje me zotimet shtetërore dhe ndërkombëtare, Ministria e Punëve të Jashtme mori përsipër detyrën për të forcuar rolin e gruas në politikën e jashtme dhe për të ngritur zërin për barazi gjinore. Në këtë drejtim, Ministria tanimë ka realizuar aktivitete, siç është emërimi i grave ambasadore nga radhët e profesionalistëve të Ministrisë, përfshirja e barazisë gjinore në projekt-ligjin e ri të punëve të jashtme dhe ngjashëm. Në këtë linjë është edhe organizimi i konferencës së sotme e cila duhet të shndërrohet në event vjetor, e cila do të shkaktojë organizimin e eventeve të tjera më të vogla, siç janë punëtoritë tematike, seminaret, tryezat e rrumbullakëta, krijimi i rrjeteve dhe i platformave të bashkëpunimit, etj. të cilët do të zhvillohen gjatë vitit” – theksoi Osmani.Në panelin e parë “A mund ta ndryshojnë botën gratë e politikës së jashtme?”, paraqitje kishin Zonja e parë Elizabeta Gjorgjievska, Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme Fatmire Isaki, ndërsa në mënyrë virtuale morën pjesë edhe Ambasadorja holandeze për të drejtat e njeriut – Marriet Schurman, Kryetarja e “Femmes et Diplomatie” – Donnatienne Hissard dhe Alicia Herbet, Drejtore për Arsim, Gjini dhe Barazi në FCDO dhe e dërguar speciale për barazi gjinore në Kombet e Bashkuara.Në kuadër të konferencës do të miratohet një deklaratë e përbashkët, me të cilën do të krijohet rrjeti i grave diplomate nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Marketing

TË FUNDIT

Grubi – Kyuchyuk: Falenderim ndaj Bullgarisë për profesionalizmin dhe menaxhimin e situatës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ministri i Ekonomisë,...

Kastriot Rexhepi në konferencë rajonale për Ballkanin Perëndimor

Deputeti nga Lëvizja Besa Kastriot Rexhepi sot mori pjesë në një konferencë rajonale ku të ftuar ishin Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi,...

Ahmeti – Kyuchyuk: Datë për negociata sa më shpejtë, gati për kompromis

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot ka pritur në takim eurodeputetin bullgar, Ilhan Kyuchyuk. Eurodeputeti Kyuchyuk i ka shprehur ngushëllime kryetarit...

Kryeparlamentari malazez viziton Shkupin

Kryeparlamentari malazez në Shkup. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot do të jetë nikoqir i kolegut malazez Aleksa Beçiq. Xhaferi dhe Beçiq do të realizojnë takim...

Aneta Nga Radovishi me instant tiketë jofitimprurëse EKO SKUTER fitoi 150.000 denarë shtesë

Është kënaqësi  t'ua prezentojmë Aneta Spasojeva nga Radovishi – pjesëmarrësja e parë në lojën shtesë „Rrotullo rrotën Eko Skuter“ e cila i „mati forcat“...