7.8 C
Skopje

Grubi: Investimet inovative dhe moderne hapin vende të reja të punës

Sot, Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga kryeministri Zaev, kryetari i BDI-së z. Ahmeti, kolegët Bytyqi e Bekteshi, kryetari i Sarajit z. Bexheti, ai i Çairit z. Ganiu, ishin për vizitë tek Fabrika e re për prodhimin e kabllove të kompanisë “One Cable” në Zonën industriale të Sarajit.

“Ju falenderoj shumë për mundesinë t’ju drejtohem në këtë ditë të veçantë për Ju, kur po promovojmë investimin e ri në vlerë prej 3 milionë euro të kompanisë “One Cable”. Është vërtetë kënaqësi e veçantë që sot jemi dëshmitarë të një suksesi tuajin me të cilin koktribuoni në ekonominë e vendit dhe qytetit tonë. Por, do me lejoni të shpreh edhe kënaqësisë që Ju si investitor privat po ftoni drejtuesit e qeverisës dhe të komunave që bashkarisht të shënojmë nismën e punës në këtë objekt.  Kjo për mua është shenjë vlerësimi afirmativ nga bota afariste për kushtet të cilat i ofron Qeveria për biznesin, për hapjen e vendeve të reja të punës, për zhvillimin e ndërmarrjeve. Nuk ka Odë ekonomike, nuk ka biznes serioz, vendor e të huaj, që nuk ka gjetur dorën e shtruar të partneritetit tek Qeveria dhe komunat tona. Dhe prandaj jemi këtu. Prandaj jemi të ftuar për ta ndarë gëzimin e suksesit me Ju. Sepse çdo sukses i Juaji është edhe i joni. Sepse ju keni hasur në partner serioz tek Qeveria dhe komuna. Po të ishte ndryshe, ne nuk do ishim sot këtu me Ju”, ka thënë Grubi.

Bëhet fjalë për investim privat prej 3 milionë euro me makineri së sofistikuar dhe bashkëkohore të prodhimit, me ç’rast Grubi ka përgëzuar investitorët për frymën inovative dhe moderne me të cilën po bëhen pjesë e tregut vendor dhe atij ndërkombëtar.

“Prandaj jam shumë krenar për klimën e mirëbesimit dhe të bashkëpunimit që e kemi ndërtuar si qeveri me afaristët sepse interesin e kemi të përbashkët, një shtet të zhvilluar dhe të barabartë për të gjithë ku do të bëjmë jetë edhe me të mirë të gjithë bashkë. I dashur Fatmir dhe Jusuf, Ju po na shihni bashkë këtu sot, Zoran Zaevin dhe Ali Ahmetin, Petre Shilegovin dhe Blerim Bexhetin. Kështu ishim edhe ne ngjarje të tjera sepse ne po ndërtojmë një rrëfim për një Shkup të barabartë, pa dallime nga anët e Vardarit, një Shkup e një Maqedoni te Veriut ku jetohet bashkë e jo të ndarë. Dhe ky bashkëpunim i joni në Qeveri dhe në komuna ju sjell Juve si afarist parashikueshmëri dhe siguri për ta realizuar dhe zhvilluar biznesin Tuaj, pa droje e pa dyshime. Bashkëpunimi jonë konstruktiv i rehaton edhe qytetarët sepse ata nuk duan ndasi, nuk duan një Shkup për ata dhe një Shkup për ne, nuk duan monumente, por duan fabrika, nuk duan përplasje por duan paqe, nuk duan një Qeveri e një komunë për njërin nënë e për tjetrin njerkë. Ju përgëzoj për guximin që të investoni në kohë Pandemie dhe me këtë po inkurajoni edhe investitor të tjerë duke stimuluar afaristë vendas dhe të huaj për ta bërë te njëjtën. Sukseset të ju ndjekin përgjithmonë”, ka theksuar më tej Zëvendëskryeministri i parë, Grubi.

Marketing

TË FUNDIT

Grubi: Gjykata kushtetuese jep dritë të gjelbër për koridorin 8 dhe 10

Zëvendës kryeministri i parë dhe ministër për Sistem politk dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive Artan Grubi sot nëpërmjet rrjetit të tij në Facebook dha një...

Qeveria shkarkon Abdush Demirin nga Agjencioni për Punësim

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut , në mbledhjen e vet të fundit të martën , vendosi që të shkarkojë Abdush Demirin nga...

Bekteshi: Lëshohet zyrtarisht në përdorim sistemi i ri i ndriçimit në Kodrën e Diellit

Tetovë, 08.12.2021 Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi së bashku me ministrin e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor Naser Nuredini dhe me drejtorin e SHA ELEM...

Kryediplomati Osmani pret në takim Lazim Destanin: Prioritet bashkëpunimi

Presidenti i nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare z. Lazim Destani ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të...

Zejd në Click plus: Në zgjedhje lokale VMRO-së ia pa hajrin vetëm Taravari

Skender Rexhepi-Zejdi në ClickPlus në TV21 tha se ALternativa nuk ka pasur dobi nga marrëveshja për bashkëpunim me VMRO-DPMNE-në në zgjedhjet lokale. “-A ia patë...