7.8 C
Skopje

Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverive të Maqedonisë dhe Kosovës

Sot në Shkup do të mbahet mbledhje e përbashkët mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës. Në këtë mbledhje pritet harmonizimi i disa Marrëveshjeve/Memorandumeve, njoftoi Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.“Mbajtja e seancës së përbashkët me Republikën e Kosovës konfirmon vazhdimësinë e raporteve të mira ndërfqinjësore, duke pasur parasysh se mbledhje të tilla janë mbajtur edhe me vendet e tjera fqinje. Përfitimet nga këto takime janë thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar, komunikimi më i mirë i qytetarëve dhe bizneseve nga të dyja palë, projekte me interes të ndërsjellë, bashkëpunim më i mirë ndërkufitar dhe kështu me radhë. Në mbledhjen e përbashkët qeveritare do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh, përkatësisht memorandume, me të cilat do të thellohet dhe do të përforcohet bashkëpunimi mes dy vendeve”, deklaroi Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.

Marketing

TË FUNDIT

Escobar kërkon që RMV të nis bisedimet e anëtarësimit

SHBA-të mbështesin fuqishëm integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, deklaroi zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, pas...

Në MSP hapet ekspozita për 100 vjetorin e Hasan Prishtinës

Sot në MSP u hap ekspozita e realizuar në bashkëpunim me Institutin për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve, kushtuar kolosit tonë Hasan Prishtina. “Në...

Grubi: Veprimtaria e Hasan Prishtinës ka lënë gjurmë të pashlyeshme

Shkup, 6 Dhjetor – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi ka marrë pjesë në ekspozitën...

Bekteshi: Rriten kapacitetet e prodhimit vendor të rrymës (Foto)

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi vazhdon angazhimin e tij maksimal për ta tejkaluar sa më shpejtë krizën energjetike që ka kapluar të gjithë rajonin! Bekteshi...

Grubi – Toman: Negociatat me BE të nisin në fillim të vitit 2022

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi, priti në takim ambasadorin e Republikës Çeke, z. Miroslav...