28.8 C
Skopje

Ganiu: Çairi ka gjithësej 14 kënde për fëmijë

Edhe një kënd për fëmijë ju shtua komunës së Çairit. Plot 14 kënde për fëmijë janë ndërtuar në këto 4 vite udhëheqje të Visar Ganiut.

Çairit ju shtua sot edhe një kënd super-modern për fëmijë. Ky është këndi i 14-të që vendosëm gjatë katër viteve të fundit

Gjendet në rrugën “Emin Duraku”, në afërsi të Xhamisë së re në Çair.

Edhe ky kënd është me rekvizita tërësisht të reja dhe për dyshemenë kemi përdorur rërë speciale.

Konsiderojmë se krijimi i kushteve më adekuate për fëmijët tanë nënkupton forcim të themeleve të shoqërisë. Le të ketë gjithmonë gëzim e lumturi të fëmijëve edhe tek ky vend.

Ndërsa vazhdojmë me vendosjen e këndeve të reja në lokacione të tjera të Komunës sonë të zemrës.

Marketing