12.8 C
Skopje

Tomshiq thirrje prindërve t’i inkurajojnë nxënësit në vend se të luajnë video-lojëra, t’i përdorin pajisjet digjitale për mësim

Atë që duhet të gjithë ta dimë kur flasim për Konceptin e ri, veçanërisht në rastin për klasën e katërt, është ajo se teksti shkollor nuk është burimi i vetëm i marrjes së njohurive. Pavarësisht se a përdoren tekstet shkollore digjitale apo të shtypura në fokusin e mësimit duhet të jetë ndërveprimi midis mësimdhënësit dhe nxënësit, mësim me hulumtim, diskutim dhe mendime krijues dhe kritik, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të arrijmë rezultate më të mira. Ky është qëllimi i Konceptit të ri të të mësuarit me kuptim, ndërsa jo duke mësuar përmendësh fakte. Këtë e tha Dushan Tomshiq, këshilltar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës i ftuar në programin e mëngjesit në Sitell TV.
Tomshiq u bëri thirrje prindërve t’i inkurajojnë nxënësit t’i përdorin materialet digjitale për mësim sepse atje ka përmbajtje interaktive interesante, kuize dhe video që inkurajojnë mësimin e fëmijëve përmes lojës.

“Të gjithë ne e dimë se fëmijët pjesën më të madhe të ditës e kalojnë para kompjuterëve duke luajtur video lojëra të cilat nuk janë produktive, prandaj do të ishte mirë, një pjesë të kësaj kohe nxënësit ta kalojnë duke shfletuar përmbajtjen e teksteve shkollore digjitale, me çka do ta përsëritin atë që është thënë në orët e mësimit, por edhe në mënyrë interesante dhe krijuese do të fitojnë njohuri të reja, “tha Tomshiq.
Tomshiq theksoi se Koncepti zbatohet me sukses në të gjitha shkollat në vend.

“Prej asaj që e marrim si informacion drejtpërdrejt nga terreni i mësimdhënësve, nxënësit dhe drejtorët e shkollave, tani për tani reforma po zbatohet sipas dinamikës dhe planit të planifikuar, pa asnjë vështirësi. Shkollat morën në kohë tabllat interaktive të nevojshme, mjetet mësimore dhe didaktikat të cilat janë paraparë me programin mësimor. Gjithashtu nxënësit i morën tekstet shkollore në kohë. Përmes aplikacionit janë lëshuar edhe pajisjet e tyre,” tha Tomshiq.
Tomshiq theksoi se për fëmijët që janë familje sociale të rrezikuara përmes komunave, Ministria e Arsimit dhe Shkencës siguroi 10.000 tableta që u jepen për përdorim, me qëllim që çdo fëmijë t’iu sigurohet qasje në teknologjitë e reja dhe praktikat e përmbajtjes digjitale, sepse ky është realiteti. Gjithashtu, Ministria e Arsimit dhe Shkencës printoi 20% të tirazhit të teksteve shkollore për klasën e 4 -të dhe ato iu dorëzuan bibliotekave të shkollave. Këto tekste shkollore në formë të shtypur janë të dedikuara për nxënësit të cilat për fat të keq nuk kanë energji elektrike.

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës

Marketing

TË FUNDIT

Grubi – Kyuchyuk: Falenderim ndaj Bullgarisë për profesionalizmin dhe menaxhimin e situatës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ministri i Ekonomisë,...

Kastriot Rexhepi në konferencë rajonale për Ballkanin Perëndimor

Deputeti nga Lëvizja Besa Kastriot Rexhepi sot mori pjesë në një konferencë rajonale ku të ftuar ishin Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi,...

Ahmeti – Kyuchyuk: Datë për negociata sa më shpejtë, gati për kompromis

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot ka pritur në takim eurodeputetin bullgar, Ilhan Kyuchyuk. Eurodeputeti Kyuchyuk i ka shprehur ngushëllime kryetarit...

Kryeparlamentari malazez viziton Shkupin

Kryeparlamentari malazez në Shkup. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot do të jetë nikoqir i kolegut malazez Aleksa Beçiq. Xhaferi dhe Beçiq do të realizojnë takim...

Aneta Nga Radovishi me instant tiketë jofitimprurëse EKO SKUTER fitoi 150.000 denarë shtesë

Është kënaqësi  t'ua prezentojmë Aneta Spasojeva nga Radovishi – pjesëmarrësja e parë në lojën shtesë „Rrotullo rrotën Eko Skuter“ e cila i „mati forcat“...