2.8 C
Skopje

Tetovë- Gostivar: Nis mësimi me prezencë fizike në shkollat e mesme

Nxënësit e shkollave të mesme të Tetovës janë rikthyer sot në bankat e shkollës në vitin e ri shkollor pas prolongimit dy javor që u bë për shkak të përkeqësimit të gjendjes epidemiologjike në Tetovë dhe Gostivar.

Shkollat i kishin marrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësimdhënësve ku në hyrje të shkollave nxënësve para se të futeshin në hapësirat e brendshme në shkollës për të ndjekur procesin mësimor i’u matej temperature. Në shkollën e mesme gjimnazin 7 Marsi në çdo klasë dhe korridoret e shkollës ishin vendosur dezinfektues dhe gjatë ndjekjes së orëve mësimore të gjithë nxënësit mbanin maskë mbrojtëse.

Nga kjo shkollë theksuan se mbi nëntëdhjetë e nëntë përqind e nxënësve sot janë paraqitur në shkollë. Në shkollën e mesme të mjekësisë Nikolla Shtejn që është një ndër shkollat që numëron numrin më të madh të nxënësve, drejtoria e kësaj shkolle kishte angazhuar tre persona nga stafi i shkollës që kryenin matjen e temperaturës së nxënësve gjatë hyrjes në shkollë dhe urdhëronin nxënësit të kryenin edhe dezinfektimin e duarve.

Pas çdo ndërrimi sipas drejtorit të kësaj shkollës Isan Emini kryhet dezinfektimi i klasave mësimore.

Përndryshe Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska ditë më parë nënvizoi se përqindja e nxënësve dhe mësimdhënësve të infektuar me Covid-19 është shumë e ulët dhe shkollat nuk përbëjnë rrezik për përhapjen e virusit, nxënësit do të vijojnë të ndjekin procesin mësimor me prezencë fizike dhe në rast të përkeqësimit të gjendjes epidemiologjike atëherë mund të ndryshohet modeli mësimor

Marketing

TË FUNDIT

Bekteshi:RMV bën tranzicionin e parë energjetik si shembull për vendet e Ballkanit Perëndimor

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi prezantoi aktivitetet e ndërmarra në fushën e energjetikës në Maqedoninë e Veriut në Mbledhjen e 19-të të Këshillit të...

Besimi: Sistemi tatimor më efikas dhe më i drejtë për rritje të qëndrueshme dhe të përshpejtuar

Ministria e Financave së bashku me Drejtorinë e të Ardhurave Publike vazhdojnë të punojnë në ndërtimin e një sistemi tatimor më efikas dhe më...

S’kanë të ndalur ofendimet e Aleancës ndaj Alternativës

Deri pak kohë më parë në koalicion në frontin e përbashkët opozitarë ndërsa tani situata ka ndryshuar mes dy partive shqiptare Alternativës dhe Aleancës...

Grubi – Geer: Kontesti me Bullgarinë të mbyllet sa më shpejtë, koha për datë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në...

Grubi – Kyuchyuk: Falenderim ndaj Bullgarisë për profesionalizmin dhe menaxhimin e situatës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ministri i Ekonomisë,...