30.8 C
Skopje

Osmani mbajti takim lamtumirës me Ambasadorin e Spanjës, Emilio Lorenco Sera

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot mbajti takim lamtumirës me Ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Maqedoninë e Veriut, Emilio Lorenco Sera.

Në takim Osmani shprehu falënderim dhe i ndau mirënjohje për angazhimin e palodhshëm të Ambasadorit Lorenco Sera në thellimin e raporteve në mes dy shteteve, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Spanja e jep për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

“Kemi raporte të shkëlqyeshme dhe miqësore me Mbretërinë e Spanjës. Në memorien tonë kolektive do të mbetet angazhimi i jashtëzakonshëm dhe mbajtja e video seancës së Senatit të Spanjës me qëllim ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, në mars të vitit 2020”, theksoi Osmani.

Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për politikat e fqinjësisë së mirë në rajon, gjendjen e brendshme politike në vend, si dhe çështje tjera aktuale ndërkombëtare me konotacion gjeopolitik.

Marketing