Ditën ndërkombëtare të paqes Komuna Çair zgjodhi për ta shënuar me një mënyrë të veçantë duke promovuar “Rrugën e paqes” në vendin që gjendet në zemrën e Çairit dhe ku secili njeri e gjen paqen- në Çarshinë e Vjetër.
Ky është një urim përmes të cilit do të lëmë gjurmë dhe porosi për gjeneratat e ardhshme dhe njëkohësisht sot e çdo ditë le të reflektojmë ndaj atyre vlerave që kultivojnë dhe forcojnë themelet e paqes.