Mali Gazi Babë është një xhevahir i çmueshëm i Komunës së Çairit. Si e tillë dhe do të mbetet, të gjithë kemi obligim ta ruajmë, të kujdesemi dhe mirëmbajmë, për të mirën tonë të përbashkët.
Sot Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu dhe Drejtori i parqeve dhe gjelbërimeve Ardijan Muça, Zëvendës drejtori i DAP-it AbdulSelam Selami u kujdesëm që këtë bukuri natyrore ta bëjnë edhe më të bukur dhe më të përshtatshme për qytetarët tanë. Duke e ditur faktin se Komuna e Çairit është një ndër komunat më të dendura me popullatë, Mali i Gazi Babës pa dyshim se është oksigjeni i pastërt për çdo qytetar. Andaj, kësaj radhe në prag të Ditës Botërore të maleve të pastërta, e panë të arsyeshme që pushimoret e vendosura aty ti lyejnë dhe ti adaptojnë për vizitorët dhe tu mundësojnë që banorët e Çairit të ndjehen komod në këto hapësira të gjelbëruara, nën pishat dhe drunjtë e bukur të cilat natyra i ka falur. Me investimet e mëparshme dhe aktivitetin e sotëm mund te konstatojmë se Mali Gazi Babë është një atrakcion i vërtetë për ata që e duan natyrën, për fëmijët e lagjes Gazi Babë dhe lagjeve tjera të Çairit dhe neve si qytetarë na mbetet të kujdesemi dhe ta mirembajmë atë.