7.8 C
Skopje

Dita pa automobile u shënua në disa qytete të vendit

Me defile biçikletash në disa qytete të vendit, ku morën pjesë qytetarë, studentë, rekreativistë, entuziastë dhe dashamirës të çiklizmit dhe ecjes në këmbë, sot në vendin tonë u shënua 22 Shtatori – Dita ndërkombëtare pa automobila dhe përfundimi i Javës evropiane të mobilitetit (JEM). Këtë vit, fushata u realizua nën moton “Të sigurt dhe të shëndetshëm me mobilitet të qëndrueshëm” dhe synon të promovojë mënyra alternative, të qëndrueshme dhe të zakonshme të transportit si mënyrë për të zvogëluar përdorimin e automobilave dhe zvogëluar emetimet e gazrave të dëmshme në ajër, me atë që do të realizohej vizioni i strategjisë evropiane për dekarbonizim.

Disa qytetarë iu bashkuan paradave të biçikletave në rrugët dhe bulevardet e qyteteve në Veles, Prilep, Shkup, Strumicë, Manastir dhe Berovë, të cilët me praninë e tyre treguan se përdorimi i biçikletave dhe ecja po bëhen gjithnjë e më të pranuara si mënyra më të shëndetshme dhe më ekonomike për lëvizje në zonat urbane .

Java evropiane e mobilitetit u mbajt nga 16-22 Shtator, nën patronazhin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor si koordinatore kombëtare, dhe këtë vit, përkundër vështirësive dhe kufizimeve serioze të vendosura nga situata me KOVID-19, në shënimin e kësaj dite zyrtarisht u përfshinë 7 qytete nga gjithë vendi, përkatësisht Velesi, Shkupi, Berova, Prilepi, Manastiri, Koçani dhe Strumica, natyrisht në përputhje me situatën epidemiologjike në nivel lokal dhe duke respektuar protokollet shëndetësore në fuqi.

Si informacion, këtë vit në Javën evropiane të mobilitetit me aktivitetet e tyre morën pjesë 3042 qytete nga 53 vende të Evropës dhe botës.

Marketing

TË FUNDIT

Escobar kërkon që RMV të nis bisedimet e anëtarësimit

SHBA-të mbështesin fuqishëm integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, deklaroi zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, pas...

Në MSP hapet ekspozita për 100 vjetorin e Hasan Prishtinës

Sot në MSP u hap ekspozita e realizuar në bashkëpunim me Institutin për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve, kushtuar kolosit tonë Hasan Prishtina. “Në...

Grubi: Veprimtaria e Hasan Prishtinës ka lënë gjurmë të pashlyeshme

Shkup, 6 Dhjetor – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi ka marrë pjesë në ekspozitën...

Bekteshi: Rriten kapacitetet e prodhimit vendor të rrymës (Foto)

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi vazhdon angazhimin e tij maksimal për ta tejkaluar sa më shpejtë krizën energjetike që ka kapluar të gjithë rajonin! Bekteshi...

Grubi – Toman: Negociatat me BE të nisin në fillim të vitit 2022

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi, priti në takim ambasadorin e Republikës Çeke, z. Miroslav...