2.8 C
Skopje

Komuna e Çairit u binjakëzua me Stari Gradin e Sarajevës, Çarshia e Vjetër dhe Bash Çarshia tanimë pranë njëra tjetrës

Ditën e sotme Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu bashkë me kryetarin e Komunës së Stari Gradit, z.Ibrahim Haxhibajriç, nënshkruan marrëveshjen për binjakëzimin e Komunës së Çairit dhe të Komunës Stari Grad të Sarajevës, Bosnjë e Hercegovinë.
“Sot përveç që u binjakëzuan dy komunat, i sollëm shumë më afër dy çarshitë më të bukura, Çarshinë tonë të Vjetër që gjendet në zemër të Çairit dhe Bash Çarshinë që gjendet në zemër të Sarajevës. Më gëzon fakti që vendi i nënshkrimit të marrëveshjes ishte pikërisht Çairi ynë i bukur”, ka thënë Ganiu.
Ai ka theksuar se krijimi i partneriteteve të reja hap edhe dyer të reja.
Me delegacionin nga Bosnja e Hercegovina, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së binjakëzimit, kryetari i Çairit Visar Ganiu, vendosi edhe lule tek Memoriali i viktimave të Srebrenicës që gjendet në Parkun e Çairit.
Marketing

TË FUNDIT

Bekteshi:RMV bën tranzicionin e parë energjetik si shembull për vendet e Ballkanit Perëndimor

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi prezantoi aktivitetet e ndërmarra në fushën e energjetikës në Maqedoninë e Veriut në Mbledhjen e 19-të të Këshillit të...

Besimi: Sistemi tatimor më efikas dhe më i drejtë për rritje të qëndrueshme dhe të përshpejtuar

Ministria e Financave së bashku me Drejtorinë e të Ardhurave Publike vazhdojnë të punojnë në ndërtimin e një sistemi tatimor më efikas dhe më...

S’kanë të ndalur ofendimet e Aleancës ndaj Alternativës

Deri pak kohë më parë në koalicion në frontin e përbashkët opozitarë ndërsa tani situata ka ndryshuar mes dy partive shqiptare Alternativës dhe Aleancës...

Grubi – Geer: Kontesti me Bullgarinë të mbyllet sa më shpejtë, koha për datë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në...

Grubi – Kyuchyuk: Falenderim ndaj Bullgarisë për profesionalizmin dhe menaxhimin e situatës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ministri i Ekonomisë,...