30.8 C
Skopje

Miratohet ligji për ndryshim dhe plotësim të ligjit për financim të njësive të vetëqeverisjes lokale

Kryeministri Zaev në një dalje për media së bashku me ministrin e Financave, Fatmir Besimi, bëri të ditur se në senacën qeveritare kanë miratuar ligjin për ndryshim dhe plotësim të ligjit për financim të njësive të vetëqeverisjes lokale. Siç shtoi, Zaev ky ligj do të mundësojë përmirësimin e kapacitetit fiskal dhe rritjen e të ardhurave të komunave.

“Në këtë seancë miratohet Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për financim të njësive të vetëqeverisjes lokale i cili do të mundësoj përmirësimin e kapacitetit fiskal dhe rritjen e të ardhurave të komunave përmes rritjes graduale të shkallës të vlerës së shtuar dhe tatimit të të ardhurave personale, rritjen e transparencës financiare dhe disiplinës financiare”, tha Zaev

Marketing