22.8 C
Skopje

Nuredini: Mbrojtja e Liqenit të Ohrit është e mundur vetëm me veprim të përbashkët dhe të koordinuar

Me nënshkrimin e deklaratës së përbashkët për mbështetjen e Studimit për valorizimin e Liqenit të Ohrit, kryetarët e komunave të Ohrit, Strugës dhe Debrcës – Konstantin Georgievski, Ramiz Merko dhe Zoran Nogaçeski, konfirmuan gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar në procesin e rishpalljes së Liqenit të Ohrit për Monument natyror.Me atë rast, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini theksoi se ne tashmë jemi duke bërë përparim në pjesën e mbrojtjes së Liqenit të Ohrit, si një nga bukuritë natyrore më përfaqësuese dhe të njohura ndërkombëtarisht në vendin tonë.- Kohët e fundit, ky përparim u njoh edhe nga Komisioni i UNESCO -s, kur morëm një periudhë shtesë për të vepruar sipas rekomandimeve të tyre dhe për të përfunduar aktivitetet e filluara. Pikërisht Studimi për valorizimin e Monumentit të Natyrës – Liqeni i Ohrit dhe punimet e Draft Planit për Menaxhim, ishte një nga aktivitetet kryesore me të cilat ne treguam gatishmërinë për të mbrojtur Liqenin e Ohrit – tha ministri Nuredini, duke shtuar se mënyra e vetme për të arritur qëllimet e caktuara është veprimi i përbashkët i qeverisë qëndrore dhe lokale, krijimi i bashkëpunimit dhe koordinimi i mirë i vetëqeverisjeve vendore.Studimi për valorizimin e Monumentit të Natyrës – Liqeni i Ohrit iu dorëzua komunave të Ohrit, Strugës dhe Debrcës me qëllim që të miratohet nga këshillat e tyre dhe të dorëzohet zyrtarisht në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, për të inicuar një procedurë për ri -shpalljen e Liqenit të Ohrit për zonë të mbrojtur në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës.Drejtori i Zyrës Rajonale të IUCN-së për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, Boris Erg shpjegoi se organizatat e njohura kombëtare dhe ndërkombëtare për ruajtje, vitet e fundit kanë kryer kërkime në dhe përreth Liqenit të Ohrit, ndërsa të dhënat e mbledhura janë integruar në Studimin për valorizimin e Liqenit të Ohrit.Megjithatë, sipas tij, për menaxhimin efektiv me liqenin dhe mbrojtjen e vlerave të jashtëzakonshme natyrore të tij, vizioni i përbashkët i Ministrisë së Mjedisit          Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë së Veriut dhe tri komunave përreth Liqenit të Ohrit në Maqedoninë Veriore është gjithashtu vendimtar, si mbështetje dhe bashkëpunim i organizatave civile.Në kuadër të ngjarjes, është kryer edhe dorëzimi i Çertifikatës së Kryetarëve të Komunave të Ohrit, Strugës dhe Debrcës, në të cilën theksohet se Liqeni i Ohrit është përfshirë në listën botërore Ramsar të habitateve të mbrojtura të ujit. Studimi për valorizimin e Liqenit të Ohrit është përgatitur në kuadër të projektit “Ruajtja e Biodiversitetit përmes krijimit dhe menaxhimit efektiv të zonave të mbrojtura dhe integrimit të biodiversitetit në planifikimin e përdorimit të tokës”, i cili është financuar nga Fondi Global i Mjedisit (GEF) dhe është zbatuar nga Zyra Rajonale e Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) në Vienë. Partneri dhe përdoruesi kryesor është Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e Maqedonisë së Veriut (MMJPH.). Zyra Rajonale e Unionit Ndërkombëtarë për Ruajtjen e Natyrës për Evropën Lindore dhe Azinë Qëndrore (IUCN ECARO) ishte e angazhuar për të koordinuar procesin e përgatitjes së dokumenteve kryesore lidhur me dy zonat e mbrojtura në Maqedoninë e Veriut, njëra prej të cilave është draft Studimi për valorizimin e Liqenit të Ohrit, si mbështetje e nismës për ri-shpalljen e tij.

Marketing