Rikonstruohet Poliklinika në “Lagjen e Trimave” Kumanovë (VIDEO)

0
0

Për vite të tëra e lënë pas dore dhe në mëshirë të fatit, madje e shëndrruar në një deponi të egër, më në fund me mjete nga buxheti i saj, shtëpia e shëndetit në Kumanovë, nisi rikonstruimin e përgjithshëm të ndërtesës së Poliklinikës “Tode Mendoll”, në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë.

Drejtori i Institutit Shëndetësor Publik në Kumanovë Faruk Alili në një prononcim për Televizionin Festa ka theksuar se vlera e rikonstruimi të ndërtesës kap vlerën rreth 2 milion denarë.

“Këtu nuk është investuar pothuajse që nga ndërtimi i objektit, kemi dashur të fillojmë me rikonstruimin brenda objektit mirëpo është e pamundur pasiqë çatia e ndërtesës është tërësisht i rrënuar dhe rrjedh uji nga reshjet e shijut në gjitha hapsirat brenda, tani do të ndërrohet i gjithë kulmi, pastaj do të vazhdojmë me hapsirat brenda objektit, pra do ti nështrohet i tërë objekti një rikonstruimi total”, tha mes tjerash Alili.

Pasi të kryhet rikonstruimi kjo poliklinië do të shërbejë si qendër vaksinimi.

“Planifikojmë që pas kryerjes së punimeve rreth rikonstruimit, këtë ambulantë tashëndrrojmë në një qendër vaksinimi që ta përfshijë tërë rajonin e Kumanovës, pra qendër vaksinimi për fëmijë, para shkollor dhe shkollor”, tha Faruk Alili, drejtor i ISHP “Shtëpia e shëndetit” Kumanovë.

Punimet rreth rikonstruimit të ndërtesës kapin vlerën rreth 2 milion denarë, mjete këto të siguruara nga buxheti i&&Shtëpisë së Shëndetit të Kumanovës. rikonstruimi pritet të përfundojnë deri në fund të këtij viti./tvfesta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here