22.8 C
Skopje

Ganiu: Dizhoni me dy kënde moderne të lodrave për fëmijë

Ekipet tona komunale gjatë ditës së sotme përfunduan me vendosjen e dy këndeve moderne me lodra për fëmijë në Lagjen Dizhon. Ndërsa, bashkë me drejtorin e NP “Parqe dhe Gjelbërime” Ardian Muça lëshuam në përdorim këto dy kënde, që janë me rekuizita tërësisht të reja dhe dyshemeja është e shtruar me rërë speciale.
Deri tani, për këto katër vite ne si Komunë e Çairit kemi vendosur plot 16 kënde për fëmijë në lokacione të ndryshme të territorit tonë. Është e sakt se nuk ka gjë më të mirë se të shohësh buzëqeshjet në fytyrat e fëmijëve e të dëgjosh zërin e tyre të hareshëm.
Marketing