9.8 C
Skopje

Xhaferi refuzoi kërkesën e VMRO DPMNE-së për formimin e Komisionit anketues

Kuvendi refuzon nismën e VMRO-DPMNE-së për formimin e Komisionit anketues për konfirmimin e gjendjes faktike dhe përgjegjësisë politike për përgjegjësit e tragjedisë së 8 shtatorit në Tetovë. Përgjigja zyrtare e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi është se në nismë nuk respektohet emri kushtetues i shtetit, Republika e Maqedonisë së Veriut. Opozita vlerëson se ky veprim i Xhaferit dëshmon se shumica parlamentare nuk është e interesuar për zbardhjen e rastit dhe se Zoran Zaev po tenton me çdo kusht të mbrojë ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe nga përgjegjësia.

Konsiderojmë se me këtë veprim shumica parlamentare nuk dëshiron zbardhjen e këtij rasti dhe nuk duan t’i dinë përgjigjet e pyetjeve se kush mban përgjegjësi politike dhe penale për këtë tragjedi shëndetësore, kosto e së cilës ishte 14 viktima – tha Antonio Milloshoski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.

Opozita shqiptare mbështet çdo nismë më Kuvend dhe jashtë tij që shkon në favor të zbardhjes së vërtetës për tragjedinë në Tetovë. Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela tha se ekspertët gjermanë konstatuan përgjegjësinë e drejtorit të Spitalit.

Shohim se këta nuk kanë moral që nënkupton nuk do të ketë përgjegjësi morale. Kjo do të thotë se duhet të ketë përgjegjësi penale për përgjegjësit. Prej kur kanë ndodhur ky rast nuk shoh se Prokuroria ka thirrur dikë në përgjegjësi. Nuk duhet ekspert nga jashtë që të dëshmohet se aty ka pasur prezent njerëz të cilët nuk duhet të ishin prezent dhe për këtë organi akuzës duhet të ndërmerr hapa ndaj drejtorit të spitalit – deklaroi Ziadin Sela, Kryetar i ASH-së.

Komisioni anketues si trup i përhershëm sipas Rregullores udhëhiqet nga deputetët e grupeve parlamentare opozitare, ndërsa ka për qëllim shqyrtimin e çështjeve që lidhen me liritë dhe të drejtat e qytetari si dhe dhënien e propozimeve dhe mendimeve për çështjet mbi ta cilat thirret trupi anketues.

Marketing

TË FUNDIT

Escobar kërkon që RMV të nis bisedimet e anëtarësimit

SHBA-të mbështesin fuqishëm integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, deklaroi zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, pas...

Në MSP hapet ekspozita për 100 vjetorin e Hasan Prishtinës

Sot në MSP u hap ekspozita e realizuar në bashkëpunim me Institutin për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve, kushtuar kolosit tonë Hasan Prishtina. “Në...

Grubi: Veprimtaria e Hasan Prishtinës ka lënë gjurmë të pashlyeshme

Shkup, 6 Dhjetor – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi ka marrë pjesë në ekspozitën...

Bekteshi: Rriten kapacitetet e prodhimit vendor të rrymës (Foto)

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi vazhdon angazhimin e tij maksimal për ta tejkaluar sa më shpejtë krizën energjetike që ka kapluar të gjithë rajonin! Bekteshi...

Grubi – Toman: Negociatat me BE të nisin në fillim të vitit 2022

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi, priti në takim ambasadorin e Republikës Çeke, z. Miroslav...