5.8 C
Skopje

BDI realizon edhe një premtim të madh: Më shumë para për komunat tona

Bashkimi Demokratik për Integrim duke u nisur nga parimi i pushtetit më afër qytetarëve është garancë e demokratizimit dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve, BDI do të vazhdojë fuqimisht të përkushtohet në avancimin e decentralizimit të pushtetit nga niveli qendror në atë lokal sidomos nga aspekti i decentralizimit dhe konsolidimit fiskal, deklaroi Fatmir Besimi nga BDI në konferencën e sotme për shtyp.

“Rritet pjesa e shpërndarjes së TVSH për komunat nga 4.5% në 6%, gjithashtu rritet pjesa e shpëndarjes së tatimit personal nga 3% në 6% për komunat”, nënvizoi Besimi.

Sipas tij, do të themelohet Fondi i performances ku komunat që menaxhojnë suksesshëm me të hyrat e buxhetit komunal do të shpërblehen. Themelohet Fondi i barazimit ku komunat që janë më pak të zhvilluara dhe kanë më pak resurse do të marrin më tepër mjete financiare.

“Do të ndryshojmë metodologjinë e shpërndarjes së TVSH për komunat duke rritur kriterin për krye banori. Gjithashtu do të rishikohen dhe ndryshojnë metodologjitë e shpërnadrjes së dotacioneve tjera nga pushteti qendror në atë lokal në drejtim të shpërndarrjes së drejtë dhe fer.

Komunat me borxhe të ngarkuara do të kenë mundësi të shlyejnë duke shfrytëzuar flet obligacione nga niveli qendror me afat 10 vjeçar për të kthyer borxhin.

Komunat të cilat nuk do arrijnë të menaxhojnë buxhetet suksesshëm me fuqi të ligjit do të kalojnë në gjendje financiare jostabile dhe do jenë të detyruara për 3 deri 6 muaj të tejkalojnë atë gjendje duke shfrytezuar edhe mundësi për flet obligacione nga pushteti qendror, flet obligacione komunale që do i bleje pushteti qendror dhe ‘stand-by’ kredi nga pushteti qendror”, sqaroi më tej Fatmir Besimi.

Buxheti komunal do të miratohet me konsultime paraprake publike me qytetarët. Do të prezantohen projektet para qytetarëve. Do të publikohen raportet financiare dhe transakcionet financiare të komunave.

Sipas Besimit do të themelohet Agjencia për zhvillim rajonal dhe lokal, nëpërmjet të cilës do të ndihmohet zhvillim më i shpejtë rajonal duke përkrahur projekte të ndryshme infrastrukturore.

“Agjencia do të financohet nga buxheti qendror, por edhe mjete financiare nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare financiare për financimin e projekteve instrasktrukturore kapitale për komunat. Përveç kësaj, përkrahje të konsideueshme në zhvillimin e komunave, do të ketë edhe përmes projekteve të qeverisë qendrore të financuara përmes institucioneve ndërkombëtare financiare dhe është i rëndësishëm edhe bashkëpunimi tejkufitar, i financiar me mjete nga BE dhe i bashkëfinancuar nga buxheti i shtetit. Me angazhimin e pushtetit qendror dhe pushteteve lokale, si dhe rritjen e mjeteve për projektet zhvillimore mund të ndikohet më shpejtë mbi ndryshimin dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në të gjitha komunat.”, tha në konferencën për shtyp, Fatmir Besimi nga BDI.

Marketing

TË FUNDIT

Grubi – Geer: Kontesti me Bullgarinë të mbyllet sa më shpejtë, koha për datë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në...

Grubi – Kyuchyuk: Falenderim ndaj Bullgarisë për profesionalizmin dhe menaxhimin e situatës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ministri i Ekonomisë,...

Kastriot Rexhepi në konferencë rajonale për Ballkanin Perëndimor

Deputeti nga Lëvizja Besa Kastriot Rexhepi sot mori pjesë në një konferencë rajonale ku të ftuar ishin Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi,...

Ahmeti – Kyuchyuk: Datë për negociata sa më shpejtë, gati për kompromis

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot ka pritur në takim eurodeputetin bullgar, Ilhan Kyuchyuk. Eurodeputeti Kyuchyuk i ka shprehur ngushëllime kryetarit...

Kryeparlamentari malazez viziton Shkupin

Kryeparlamentari malazez në Shkup. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot do të jetë nikoqir i kolegut malazez Aleksa Beçiq. Xhaferi dhe Beçiq do të realizojnë takim...