4.8 C
Skopje

Erdogan: Objektivi për t’i dhënë fund urisë deri në vitin 2030 është shumë larg

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se “Është detyra jonë e përbashkët të lëmë një botë më të drejtë dhe më të jetueshme për fëmijët tanë.”

Në një video mesazh drejtuar Samitit të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sistemet Ushqimore, Erdogan tha se qëllimi për t’i dhënë fund urisë deri në vitin 2030 në kuadër të fushës së zhvillimit të qëndrueshëm, fatkeqësisht është shumë larg.

Duke theksuar se me rritjen e popullsisë së botës kërkesa globale për ushqim rritet në mënyrë të pashmangshme, Erdogan tha se pasojat e ndryshimeve klimatike si fatkeqësitë, mungesat e ujit dhe thatësira, intensiteti dhe efektet shkatërruese e të cilave po rriten, gjithashtu ndikojnë negativisht në burimet e ushqimit.

Erdogan nënvizoi se ndërsa kostot për sistemet ushqimore janë rritur, qasja në burimet ushqimore është bërë e vështirë dhe se siguria e dëmtuar e ushqimit inkurajon migrimin masiv, ndërsa shtoi se Turqia filloi punimet e nevojshme në vitin 2019, para pandemisë së llojit të ri të koronavirusit.

“Udhërrëfyesi ynë kombëtar fokusohet në një sërë çështjesh, nga sigurimi i qasjes së mjaftueshme të secilit në ushqim të lartë ushqyes të sigurt, zvogëlimin e humbjeve dhe mbeturinave të ushqimit, qëndrueshmërinë në sektorët e bujqësisë, blegtorisë dhe akuakulturës dhe garantimin e sigurisë ushqimore kundër emergjencave dhe krizave”, deklaroi Erdogan.

Duke theksuar se qasja në ushqimin e duhur dhe të besueshëm nuk është një koncesion, por një e drejtë për të gjithë, Erdogan tha: “Është gjithashtu detyra jonë e përbashkët të lëmë një botë më të drejtë, më të jetueshme dhe më të begatë për fëmijët tanë. Si Turqi, ne vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim me vendosmëri.”

Marketing

TË FUNDIT

Bekteshi:RMV bën tranzicionin e parë energjetik si shembull për vendet e Ballkanit Perëndimor

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi prezantoi aktivitetet e ndërmarra në fushën e energjetikës në Maqedoninë e Veriut në Mbledhjen e 19-të të Këshillit të...

Besimi: Sistemi tatimor më efikas dhe më i drejtë për rritje të qëndrueshme dhe të përshpejtuar

Ministria e Financave së bashku me Drejtorinë e të Ardhurave Publike vazhdojnë të punojnë në ndërtimin e një sistemi tatimor më efikas dhe më...

S’kanë të ndalur ofendimet e Aleancës ndaj Alternativës

Deri pak kohë më parë në koalicion në frontin e përbashkët opozitarë ndërsa tani situata ka ndryshuar mes dy partive shqiptare Alternativës dhe Aleancës...

Grubi – Geer: Kontesti me Bullgarinë të mbyllet sa më shpejtë, koha për datë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në...

Grubi – Kyuchyuk: Falenderim ndaj Bullgarisë për profesionalizmin dhe menaxhimin e situatës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ministri i Ekonomisë,...