7.8 C
Skopje

Nuredini: Ministria e Mjedisit Jetësor realizon rrjetin e realizimit të kanalizimit në fshatrat e Bogovinës

Pas dilemave dhe reagimeve të banorëve të komunës së Bogovinës ku janë duke u realizuar projektet kapitale për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit për fshatrat Bogovinë dhe Kamjan, për të cilat investitor është komuna e Bogovinës, ndërsa financohen nga buxheti i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria kontaktoi byronë projektuese dhe bashkinë për të gjetur arsyetimin për reagimet në lidhje me diametrat e projektuara të gypave.
Sipas përgjigjes së marrë nga kompania projektuese, u bë një kontroll i cili konfirmon se “në projektet bazë janë bërë llogaritje dhe dimensionim i saktë hidraulik i gypave për rrjetin e kanalizimeve fekale”.
Përveç shpjegimit të hollësishëm të mënyrës së projektimit të të gjithë sistemit të kullimit të ujërave të zeza, i cili është i harmonizuar me konfigurimin specifik të terrenit, numrin e banorëve, etj. Përgjigja e marrë thekson se me kërkesë të komunës projektet bazë trajtojnë një rrjet të veçantë kanalizimesh fekale dhe gypat janë projektuar dhe dimensionuar për të pranuar dhe kanalizuar vetëm ujërat e zeza nga amvisëritë, duke theksuar se është jashtëzakonisht e rëndësishme të mos lejohet lidhja e ujërave atmosferik.
Sipas përgjigjes së marrë, ne besojmë se një projekt i tillë kapital me rëndësi të jashtëzakonshme për qytetarët duhet të vazhdojë të zbatohet në përputhje me dinamikën e projektit të planifikuar. Duke qenë se projekti është në fazën e zbatimit, komuna si investitor kishte kohë të mjaftueshme për të bërë ndryshime ne projektin bazë, nëqoftë se ka momente dhe të dhëna të ndryshme nga momenti kur projekti bazë është përgatitur dhe atë që nga viti 2016.
Nga ana tjetër, çdo pengim i punimeve të ndërtimit ndikon në dinamikën e projekteve në përputhje me detyrimet e dakorduara, dhe ato mund të shkaktojnë implikime shtesë financiare.
Theksojmë se nëse komuna me argumente të verifikuara dhe të konfirmuara përcakton se ka nevojë për harmonizim shtesë, është e nevojshme të veprohet sipas procedurave të përcaktuara ligjërisht.
Marketing

TË FUNDIT

Grubi: Gjykata kushtetuese jep dritë të gjelbër për koridorin 8 dhe 10

Zëvendës kryeministri i parë dhe ministër për Sistem politk dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive Artan Grubi sot nëpërmjet rrjetit të tij në Facebook dha një...

Qeveria shkarkon Abdush Demirin nga Agjencioni për Punësim

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut , në mbledhjen e vet të fundit të martën , vendosi që të shkarkojë Abdush Demirin nga...

Bekteshi: Lëshohet zyrtarisht në përdorim sistemi i ri i ndriçimit në Kodrën e Diellit

Tetovë, 08.12.2021 Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi së bashku me ministrin e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor Naser Nuredini dhe me drejtorin e SHA ELEM...

Kryediplomati Osmani pret në takim Lazim Destanin: Prioritet bashkëpunimi

Presidenti i nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare z. Lazim Destani ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të...

Zejd në Click plus: Në zgjedhje lokale VMRO-së ia pa hajrin vetëm Taravari

Skender Rexhepi-Zejdi në ClickPlus në TV21 tha se ALternativa nuk ka pasur dobi nga marrëveshja për bashkëpunim me VMRO-DPMNE-në në zgjedhjet lokale. “-A ia patë...