Ali Ahmeti: Ju lus të gjithëve që të Regjistroheni

0
115

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot bashkë me familjen e tij është regjistruar dhe ka bërë thirje që të gjithë qytetarët të kryejnë këtë proces shumë të rëndësishëm për vendin dhe popullatën.

Sot mirëprita regjistruesit në shtëpinë time dhe bashkë me familjen u bëmë pjesë e regjistrit të popullësisë në vendin tonë.

Ju lus mos të hezitoni dhe të regjistroheni të gjithë, rezident e jorezident, në vend e në diasporë, bashkë me secilin anëtar të familjes suaj.

Regjistrimi vazhdon deri më 30 shtator, ndërsa nga sot të gjithë ata që nuk janë regjistruar për shkaqe të ndryshme në shtëpinë e tyre, të njejtën mund ta bëjnë në komunën ku banojnë.

Diaspora duhet të regjistrohet online në linkun në vijim: https://popis2021.stat.gov.mk/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here