-0.2 C
Skopje

Maksim Dimitrievski paralajmëroi ndërtimin e gjimnazit “Sami Frashëri” dhe shkollën teknike në Kumanovë

Të martën në mbrëmje në sheshin e qytetit të Kumanovës, Iniciativa qytetare “Për Kumanovën tonë” ka mbajtur konventën zgjedhore në të cilën promovoi kandidatin për kryetar të Kumanovës dhe listën për këshilltarë. Kandidati i pavarur Maksim Dimitriveski i falënderoi të pranishmit për prezencën e madhe dhe ftoi qytetarët të dëgjojnë programin e tij.

Ai mes tjerash ka paralajmëruar ndërtimin e ambienteve të reja shkollore për nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” dhe shkollës teknike.

“Për dy vite arritëm të rindërtojmë të gjitha shkollat e mesme në qytet, ndërsa paraleleve për mësim në gjuhën shqipe, gjimnazit ‘Sami Frashëri’ dhe shkollës teknike, Maqedonia ende i ka borxh dhe nuk pagoi, por ne nuk do ti presim ata. Ne porositëm një projekt dhe do të nisim së bashku me qytetarët dhe donatorët e huaj për të hedhur themelet e asaj shkolle sepse të gjithë meritojnë të drejta dhe mundësi të barabarta, kurse ata që përmendin atë projekt vetëm gjatë zgjedhjeve, kur fillojnë zgjedhjet, cdo herë hapet kjo cështje”, tha kandidati i Iniciativës Qytetare “Për Kumanovën tonë”, Maksim Dimitrievski.

Ky i fundit paralajmëroi se në programin e tij për katër vitet e ardhshme janë edhe pesë rrethrrotullime të reja në qytet dhe shumë projekte të tjera.

Marketing

TË FUNDIT

Bekteshi:RMV bën tranzicionin e parë energjetik si shembull për vendet e Ballkanit Perëndimor

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi prezantoi aktivitetet e ndërmarra në fushën e energjetikës në Maqedoninë e Veriut në Mbledhjen e 19-të të Këshillit të...

Besimi: Sistemi tatimor më efikas dhe më i drejtë për rritje të qëndrueshme dhe të përshpejtuar

Ministria e Financave së bashku me Drejtorinë e të Ardhurave Publike vazhdojnë të punojnë në ndërtimin e një sistemi tatimor më efikas dhe më...

S’kanë të ndalur ofendimet e Aleancës ndaj Alternativës

Deri pak kohë më parë në koalicion në frontin e përbashkët opozitarë ndërsa tani situata ka ndryshuar mes dy partive shqiptare Alternativës dhe Aleancës...

Grubi – Geer: Kontesti me Bullgarinë të mbyllet sa më shpejtë, koha për datë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në...

Grubi – Kyuchyuk: Falenderim ndaj Bullgarisë për profesionalizmin dhe menaxhimin e situatës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ministri i Ekonomisë,...