28.8 C
Skopje

Ndryshon çmimi i dizelit dhe benzinës

Çmimet me pakicë të benzinate EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nga mesnata do të lirohen për një denar për litër, ndërsa i EURODIZEL (D-E V) dhe Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rriten për një denar, kumtoi Komisioni rregullator për energjetikë.

Çmimi i ri i EUROSUPER BS – 95 do të jetë 72 denarë për litër, EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 74 denarë, EURODIZEL BS (D-E V) për 63, ndërsa Vaji ekstra i lehtë 1 (EL-1) për 65 denarë.

Çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS rritet për 0,599 dhe kilogrami do të kushtojë 39,780 denarë.

KRRE informon se në periudhën e kaluar shtatëditore çmimet referente në bursat botërore mesatarisht shënojnë ulje vetëm tek benzina për 3,175%, përderisa tek të tjerat është regjistruar rritje dhe atë tek çizeli për 1,873%, tek vaji ekstra i lehtë për 1,964% dhe tek mazuti për 1,141%.

Marketing