2.8 C
Skopje

Osmani pati bisedë telefonike me Naledi Pandor

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, pati një bisedë telefonike me Ministren e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Bashkëpunimit të Republikës së Afrikës së Jugut, Naledi Pandor.
Tema kryesore e bisedës midis dy ministrave ishte mundësia e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Afrikës së Jugut, dhe njëherit, bashkërisht u konstatua se të dy vendet, edhe pse gjeografikisht të largëta, kanë potencial për bashkëpunim në fusha të ndryshme.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për ndërmarrjen e hapave të ardhshëm drejt vendosjes dhe zhvillimit të marrëdhënieve të ndërsjella, ndërkaq pritet që në të ardhmen një fokus i veçantë t’i kushtohet bashkëpunimit ekonomik dhe forcimit të tregtisë si bazë për zbatimin e mëtejshëm të projekteve me interes të përbashkët.

Marketing

TË FUNDIT

Bekteshi:RMV bën tranzicionin e parë energjetik si shembull për vendet e Ballkanit Perëndimor

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi prezantoi aktivitetet e ndërmarra në fushën e energjetikës në Maqedoninë e Veriut në Mbledhjen e 19-të të Këshillit të...

Besimi: Sistemi tatimor më efikas dhe më i drejtë për rritje të qëndrueshme dhe të përshpejtuar

Ministria e Financave së bashku me Drejtorinë e të Ardhurave Publike vazhdojnë të punojnë në ndërtimin e një sistemi tatimor më efikas dhe më...

S’kanë të ndalur ofendimet e Aleancës ndaj Alternativës

Deri pak kohë më parë në koalicion në frontin e përbashkët opozitarë ndërsa tani situata ka ndryshuar mes dy partive shqiptare Alternativës dhe Aleancës...

Grubi – Geer: Kontesti me Bullgarinë të mbyllet sa më shpejtë, koha për datë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në...

Grubi – Kyuchyuk: Falenderim ndaj Bullgarisë për profesionalizmin dhe menaxhimin e situatës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ministri i Ekonomisë,...