7.8 C
Skopje

Xhaferi: Bdi filloi nga Gostivari që para 20 viteve

 

Kryeparlamentari Talat Xhaferi sonte në hapjen e Konventës së BDI-së për Zgjedhjet lokale 2021, nga qyteti i Gostivarit ka dhënë një mesazh para të gjithë simpatizantëve dhe qytetarëve të Gostivarit se nevojitet ndryshim. Nën moton Zgjidh jetë, voto blertë janë promovuar të gjithë kandidatët për kryetar komunash.

“I nderuar kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, komandant i dashur z. Ali Ahmeti, të nderuar bashkëpartiakë, kolegë deputetë, ministra, funksionarë lokal, qëndor, të dashur bashkëvendas, vëllezër dhe motra Është nata që dua, ndoshta jo për të përmirësuar, por moderatores me i thanë se ne nuk e fillojmë nga këtu, por vazhdojmë nga këtu. Fillimin e kemi bërë që para 20 viteve nga këtu. Dëgjova dy parafolësit dhe më vjen mirë që shpalosën programin e tyre parazgjedhor dhe në asnjë moment nuk u morrën me oponentët politik, për çka dhe është thirrja ime dhe apeli im që ne të merremi me vetveten, të merremi në mes nesh me punën dhe aktivitetet që na presin në këto 20 ditë që fillojnë sot. Me oponentët do të merren qytetarët, për faktin që atyre u takon e drejta e vlerësimit përfundimtar dhe në ditën e 17 Tetorit të votojnë drejtë, të votojnë drejtë duke votuar numrin 3 në të gjitha vendvotimet ku garojmë në zgjedhjet e ardhshme”, është shprehur kështu Xhaferi para qytetarëve të Gostivarit.

Sipas tij, edhe si kryetar parlamenti ka qenë i pagabueshëm, atje ka pas forcën që publikisht t’i pranojë ato gabime procedurale që kanë ndodh në Parlament.

“Zakonisht nuk flas në tubime me fjalime të shkruara, për fatin që me shkrim nuk del ajo që është nga zemra dhe me zemër për atë ju drejtohem pa kurrfarë letre para edhe pse zakonisht preferohet që fjalimet të jenë të shkruara. Ne kemi bërë rrugëtim 20 vjeçar, duke u ballafaquar me sfida të ndryshme në këtë rrugëtim tonin. Jemi të vetëdijshëm që në atë rrugëtim edhe gabime kemi bërë, edhe lëshime kemi bë, si çdo njeri dhe çdo qënie. Është e mirëpritur atë që mendojmë se kemi bë gabim me kërku edhe falje publike për gabimet e mundshme, edhe pse jam i bindur dhe besoj që asnjë gabim nuk është bërë me qëllim, me paramendim. Si çdo njeri në rrugëtimin e vet, po edhe unë si kryetar parlamenti nuk jam i pagabueshëm, atje kam pas forcën që publikisht me i pranu ato gabime procedurale që kanë ndodh atje. Është njerëzore me e pranu edhe gabimin. Për fat të keq kjo fushatë po na fillon me një situatë të cilën nuk mund ta lë anash, kemi të bëjmë me gjendjen e sigurisë në rajon për të cilin nuk mund të jemi jovigjilent. Duhet të jemi syhapur dhe duhet të përcjellim atë situatë, edhe pse ndoshta dikush do të thotë është larg nga këtu, por aspak nuk është larg nga këtu për faktin që gjithë e dimë se ne si bartës të funksioneve kemi edhe informacione tjera që na obligojnë sa më tepër të jemi të bashkuar, sa më tepër të jemi dinjitoz, të shpalosim programin me të cilin dalim para qytetarëve tonë, siç thashë më parë të mos merremi me oponentët, fushatën me e bë në mënyrë dinjitoze siç na ka hije, siç zaten gjithmonë na ka udhëzuar lideri ynë me i kry punët tona dhe obligimet tona që i marrim para qytetarëve tanë, para vëllezërve tanë, fëmijëve tanë, para familjeve tona”, shprehet më tej Xhaferi.

Më tej, për fund kryeparlamentari Xhaferi ka theksuar se nuk ka dilemë në vendimin e qytetarëve që kanë marrë sonte dhe ai do jetë numri 3.

“Unë mundem të vazhdoj edhe më gjatë me folë, ideja nuk është me fol gjatë këtu në foltore, ideja është që fushatën ta shfrytëzojmë ditë për dite, orë për ore, çast për çast të shpjegohemi me qytetarët tanë, të shpjegohemi me programin që kemi para jush dhe ajo të jetë vendimtarja mbi të cilën do të jetë edhe vendimi juaj përfundimtar më 17 Tetor në kutitë e votimit. Si zakonisht në qëndrimin tuaj, në vendimin tuaj që sonte e keni marrë, unë nuk kam dilemë se cili do të jetë vendimi. Do të jetë numri 3, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Ali Ahmeti si lideri ynë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, është shprehur në fund të fjalimit të tij kryeparlamentari Xhaferi.

 

Marketing

TË FUNDIT

Grubi: Gjykata kushtetuese jep dritë të gjelbër për koridorin 8 dhe 10

Zëvendës kryeministri i parë dhe ministër për Sistem politk dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive Artan Grubi sot nëpërmjet rrjetit të tij në Facebook dha një...

Qeveria shkarkon Abdush Demirin nga Agjencioni për Punësim

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut , në mbledhjen e vet të fundit të martën , vendosi që të shkarkojë Abdush Demirin nga...

Bekteshi: Lëshohet zyrtarisht në përdorim sistemi i ri i ndriçimit në Kodrën e Diellit

Tetovë, 08.12.2021 Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi së bashku me ministrin e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor Naser Nuredini dhe me drejtorin e SHA ELEM...

Kryediplomati Osmani pret në takim Lazim Destanin: Prioritet bashkëpunimi

Presidenti i nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare z. Lazim Destani ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të...

Zejd në Click plus: Në zgjedhje lokale VMRO-së ia pa hajrin vetëm Taravari

Skender Rexhepi-Zejdi në ClickPlus në TV21 tha se ALternativa nuk ka pasur dobi nga marrëveshja për bashkëpunim me VMRO-DPMNE-në në zgjedhjet lokale. “-A ia patë...