7.8 C
Skopje

BDI: Agjenda e blertë në funksion të zhvillimit edhe më të madh të Dollnenit

Bashkimi Demokratik për Integrim ka prezantuar sot programin zgjedhor për komunën e Dollnenit, të përpiluar në frymën e pesë përbetimeve të Agjendës së blertë, me fokus cilësinë e jetës së banorëve të Dollnenit.

Në konferencën e sotme për shtyp, Xhemil Qamili nga Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Dollnen gjatë prezantimit të përmbajtjes së planit të veprimit katër vjeçar, potencoi se zhvillimi i barabartë rajonal është ndër prioritetet parësore dhe numëroi projektet me të cilat do të mundësohet mirëmbajtje e vazhdueshme të infrastrukturës rrugore dhe rrjeteve të ujësjellësit dhe kanalizimit, arsim cilësor, mbrojtje shëndetësore dhe sociale për banorët e komunës së Dollnenit.

Mes tjerash, ai theksoi se më 17 Tetor qytetarët do të përkrahin fuqishëm Urim Ibeskin për kryetar komune dhe këtë program zgjedhor që është vetë zëri i kërkesave të qytetarëve.

Ndryshe, BDI sot në Debreshte të Dollnenit dhe Plasnicë do të mbajë tubime parazgjedhor në të cilat do të prezantojë kandidatët për kryetarë të komunave dhe listat për këshilltarë komunal.

Ju sjellim fjalimin e plotë nga konferenca për shtyp.

Të nderuar qytetarë,
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Ndodhemi sot para jush për të prezantuar programin zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim për Komunën e Dollnenit.

Ashtu si në çdo komunë, vëmendja kryesore e Bashkimit Demokratik për Integrim është zhvillimi i barabartë rajonal, realizimi i projekteve në frymën e pesë përbetimeve të agjendës së blertë, me zbatimin e të cilave synojmë jetën edhe më cilësore të banorëve të Dollnenit. Agjenda e blertë është pikësynimi parësor i funksionimit të komunës sonë në katër vitet e ardhshme të fitores së ideve të reja të zhvillimit, por edhe avancimit të punëve të realizuara deri më tani.

Në programin e veprimit për Dollnenin e blertë, Bashkimi Demokratik për Integrim parasheh një sërë projekte në sferën e infrastrukturës ndër të cilat numërojmë:
– Ndërtimin e tubacionit regjional për vendbanimet Debreshtë, Cërnilishtë, Braillovë dhe Desovë si degë regjionale e Ujësjellësit Studençica dhe rikonstruimi i rrjeteve të furnizimit me ujë në fshatin Debreshtë dhe fshatin Cërnilishtë.
– Ndërtimin e dy rrugëve më të rrezikuara lokale: rruga lokale Desovë-Dupjaçanë dhe Kostincë-Dollgoecë.
– Asfaltimin e tërësishëm të rrjetit rrugor në vendbanimet: Debreshtë, Llazhanë, Zhitoshë, Cërnilishtë dhe Desovë.
– Rikonstruimin e rrjetit të ujësjellësit në f.Cërnilishtë, f.Lazhanë dhe f.Zhitoshe.
– Ndërtimin e rrugës lokale Ropotovë-Rilevë.
– Përpunimin e dokumentacionit urbanistik (plane) për vendbanimet që janë në zhvillim: Cërnilishtë, Peshtalevë, Desovë, Zhitoshe, Dollnen, etj.

Katër vitet e ardhshme do të jenë vite të punës dhe përkushtimit për rritjen e cilësisë në arsim, duke paraparë mjete shtesë për zhvillimin e një procesi sa më cilësor edukativo-arsimor. Kujdesi për infrastrukturën shkollore është parakusht kryesor i këtij qëllimi prandaj do të bëjmë ndërtimin e shkollës fillore në fshatin Cërnilishtë, rikonstruimin e shkollave fillore në fshatrat Llazhanë, Zhitoshë, Debreshtë, Desovë dhe rikonstruimin e shkollës fillore në fshatin Dollnen. Do të bëhet edhe ndërtimi i një biblioteke komunale në fshatin Cërnilishtë dhe Debreshtë.

Tretmani i tërësishëm i ujërave të zeza nëpër vendbanimet ku ka rrjete të kanalizimit përmes rikonstruimit të dy stacioneve ekzistuese dhe ndërtimit të dy stacioneve të reja të pastrimit, pastrimi i tërësishëm i deponive të egra në vendbanimet e komunës së Dollnenit dhe zgjidhja e plotë e problemit me mbeturinat përmes pjesëmarrjes në ndërtimin e deponisë së re regjionale për regjionin e Pelagonisë, si dhe ndërtimi i stacionit për pastrim në f.Ropotovë, f.Llazhanë dhe f.Cërnilishtë janë poashtu ndër projektet më të rëndësishme të katër viteve të rradhës për Dollnenin.

Në shërbim të mirëqenies shëndetësore të banorëve të Dollnenit, do të vendosim në funksion ambulancën 24 orë në fshatin Cërnilishtë, Debreshtë, Zhitoshe dhe Llazhanë, do të bëhet rikonstruimi i tërësishëm i ambulancave sipas të gjitha standardeve shëndetësore në fshatin Cërnilishtë, Debreshtë, Zhitoshe dhe Llazhanë dhe ndërtimi i shtëpisë së shëndetit në komunën e Dollnenit.

Ndërtimi i çerdhes në f.Cërnilisht, f.Debreshtë dhe f.Llazhanë, ndërtimi i terreneve të hapura sportive në f.Zhitoshe, f.Desovë, f.Llazhanë, këndi i lojërave për fëmijë në f.Cërnilishtë, f.Debreshtë, f.Zhitoshe, f.Llazhanë, f.Desovë, ndërtimi i sallës sportive në f.Cërnilishtë kompletojnë mozaikun e projekteve të së ardhmes së blertë së Dollnenit.

Edhe më shumë, edhe më mirë për Dollnenin!

Më 17 Tetor rrethoni numrin 3, rrethoni Urim Ibeskin, listën për këshilltarë dhe programin e Bashkimit Demokratik për Integrim për zhvillim të sigurtë të Dollnenit.

Marketing

TË FUNDIT

Kompania ATS Group e afaristit Shefshet Demirovski shpallet kompani numër 1 me fitim në evenimentin TOP 100

Kompania ATS Group e afaristit Shefshet Demirovski shpallet kompania numër 1 me fitim në evenimentin e TOP 100 kompanive më të suksesshme e organizuar...

Grubi: Gjykata kushtetuese jep dritë të gjelbër për koridorin 8 dhe 10

Zëvendës kryeministri i parë dhe ministër për Sistem politk dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive Artan Grubi sot nëpërmjet rrjetit të tij në Facebook dha një...

Qeveria shkarkon Abdush Demirin nga Agjencioni për Punësim

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut , në mbledhjen e vet të fundit të martën , vendosi që të shkarkojë Abdush Demirin nga...

Bekteshi: Lëshohet zyrtarisht në përdorim sistemi i ri i ndriçimit në Kodrën e Diellit

Tetovë, 08.12.2021 Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi së bashku me ministrin e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor Naser Nuredini dhe me drejtorin e SHA ELEM...

Kryediplomati Osmani pret në takim Lazim Destanin: Prioritet bashkëpunimi

Presidenti i nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare z. Lazim Destani ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të...