Taravari i gënjyer nga turma, flet për fitoret e paqena

0
0

Si shumë politikanë humbës edhe Taravari ra në grackën e” turmës ”.

Ajo pamje ka gënjyer shumë parti deri tani që në sheshin e ”madh të lavdisë” kanë festuar fitoret para kohe.

Por çuditërisht me kalimin e ditëve, orëve dhe me afrimin e ditës së zgjedhjeve ata njerëz se ku shkojnë një zot e di dhe më pas nga ekzaltimi duke parë ”turmën” nisin justifikimet për zgjedhje të vjedhura, jo demokratike vetëm për ti ikur përgjegjësisë personale, politike rrethuar nga një grusht njerëzish që kanë harruar kur kanë hyrë në politikë dhe sa numërojnë humbje , nuk u kujtohet të ikin.

Koment Tetovasot

Taravari e pa turmën si shumë paraardhës të tij politik por edhe ai u josh nga fitorja para kohe duke dhënë një deklaratë pompoze: Fitoi populli.

Por ato sheshe më parë i kanë mbushur trefish më shumë edhe parti tjera , por në mbrëmjen e së dielës kur përfundonte procesi zgjedhorë dhe niste numërimi i votave, tjetër këngë këndohej për fituesit e vërtetë dhe tjetër moment zemërvrarë ishte për ata votues opozitarë që u mbylleshin horizontet sepse ishin mashtruar nga propaganda e liderëve të tyre.

Taravari në sheshin e ndërtuar nga BDI-ja, e atij sheshi heroi të madh shqiptar nuk mësoi një gjë , ose nuk kanë mësuar më saktë një gjë të vetme: Si fitohet.

Pjesa tjetër është një prognozë e kripur para kohe me triumfin fallso sepse pas 17 tetorit sërish pushtimin do ta ketë ngjyra e gjelbërt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here