2.8 C
Skopje

Konventa promovuese, Zenku: Qasje serioze për përkrahjen e grave sipermarrëse

Një nga pesë shtyllat kryesore të Programit për Gostivarin që duam është mbrojtja sociale dhe barazia gjinore. Në kontentën promovuese të kandidatëve për këshilltarë komunal dhe kandidatit për kryetar komune të BDI dhe Iniciativë qytetare “Gostivari që dua”, kandidatja për këshilltare komunale, zonj. Sebajete Zenku foli për avancimin e bashkëpunimit me Sektorin Joqeveritar.

“Të nderuar banorë të komunës së Gostivarit, të dashur bashkëqytetarë. Shoqëria civle është shpesh zëri i qytetarëve.Ne duam të vazhdojmë ta dëgjojmë këtë zë. Së bashku do të punojmë si partner në çdo fushë sidomos theks i veçantë do të vendoset tek barazia gjinore dhe së bashku do të zhvillijmë projekte që do të ndihmojnë në përparimin e çështjeve të Gostivarit. Në mandatin e ardhshëm OJQ-të do të mbeten miqtë dhe aleatët tanë kundër  problemeve që na shqetsojnë. Ja çfarë mendojmë të zbatojmë konkretisht: Zbatimi i rregullores për ndarjen e mjeteve të buxhetit të komunës së Gostivarit për OJQ-të si dhe rritja e mbeshtetjes financiare për shoqërinë civile dhe ndarrja transparente e mjeteve financiare përmes thirrjeve publike kuartale.

Zenku foli edhe për avancimin e gjinisë femërore në vendimarrje dhe të drejtat e tyre në përgjithësi.  Integrimi gjinorë dhe krijimi i mundësive të barabarta, tha ajo, janë çështje të cilat janë  përmendur deri më tani, por asnjëherë nuk ka pasur qasje serioze dhe të planifikuar për të njëjtën.

“Për këtë qëllim hapi i parë që duhet të ndërrmaret është: Përgatitja e një plani strategjik për integrimin e perspektivës gjinore në të gjitha politikat dhe planet e veprimit në komunën e Gostivarit për periudhën 2021-2025, në të do të ketë një qasje serioze për përkrahjen e grave sipermarrëse edhe atë përmes përgatitjes së planit të veprimit për fuqizimin ekonomik të grave, mbështetjen e ndërmarrjeve të krijuara nga gratë, numri i grave dhe vajzave është simbolik në pozitat vendimmarrëse, do të punojmë  me përkushtim në ndryshimin e kesaj situate, duke avansuar gratë sipas sistemit të  meritokracisë në pozitat e merituara, – Në bashlëpunim me të gjitha palet e involvuara do të përgatisim plane veprimi për  luftimet e stereotipeve gjinore si dhe eliminimin dhe neutralizimin e dhunës gjinore dhe hapja e Qendrës për mbrojtje të grave dhe femëjëve viktima të dhunës në familje”, tha Zenku.

Gjatë krijimit të buxhetit në komunë, shtoi Zenku, buxhetimi gjinor nuk është marrë para syshë, pos që është përmendur në raste kur donatorë e huaj kanë kërkuar diçka të tillë.

Buxhetimi gjinor është një nga elementët e rëndësishëm për arritjen e barazisë gjinore dhe krijimin e mundësive të barabarta midis burrave dhe grave, djemve dhe vajzave.Pa buxhetim gjinorë nuk mund të presim kushte dhe mundësi të barabarta për të gjithë. Ndryshimet klimatike dhe mbrojtaje e ambientit janë çeshtje që në mënyrë të barabartë i  tangojnë edhe meshkujt edhe femrat, Integrimi gjinor do të jetë një pikënisje serioze në krijimin e strategjisë dhe planit të veprimit për ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit. Është dëshmuar deri tani se barazia gjinore dhe integrimi gjinorë janë mjaftë të  rëndësishme dhe të domosdoshme në çdo lëmi dhe në çdo sferë të jetës, e një  rëndësie të veçantë është përgatitja e një plani veprimi për integrimin e çështjeve gjinore në sistemin arsimor në të gjitha nivelet”, përfundoi fjalimin kandidatja për  këshilltare komunale, zonj. Sebajete Zenku.

Marketing

TË FUNDIT

Bekteshi:RMV bën tranzicionin e parë energjetik si shembull për vendet e Ballkanit Perëndimor

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi prezantoi aktivitetet e ndërmarra në fushën e energjetikës në Maqedoninë e Veriut në Mbledhjen e 19-të të Këshillit të...

Besimi: Sistemi tatimor më efikas dhe më i drejtë për rritje të qëndrueshme dhe të përshpejtuar

Ministria e Financave së bashku me Drejtorinë e të Ardhurave Publike vazhdojnë të punojnë në ndërtimin e një sistemi tatimor më efikas dhe më...

S’kanë të ndalur ofendimet e Aleancës ndaj Alternativës

Deri pak kohë më parë në koalicion në frontin e përbashkët opozitarë ndërsa tani situata ka ndryshuar mes dy partive shqiptare Alternativës dhe Aleancës...

Grubi – Geer: Kontesti me Bullgarinë të mbyllet sa më shpejtë, koha për datë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në...

Grubi – Kyuchyuk: Falenderim ndaj Bullgarisë për profesionalizmin dhe menaxhimin e situatës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ministri i Ekonomisë,...