Merko: Sektori i ndërtimit është pjesë vitale e zhvillimit ekonomik të qytetit tonë

0
0

Sektori i ndërtimit është pjesë vitale e zhvillimit ekonomik të qytetit tonë.

Ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë që ka sektori i ndërtimit në zhvillimin ekonomik të qytetit tonë. Prandaj, sot vizitova disa kompani të sektorit të ndërtimit në qytet dhe pata mundësinë të shoh nga afër punën e tyre dhe të dëgjoj kërkesat dhe nevojat e tyre.

Komuna e Strugës gjatë udhëheqjes sime ka qënë një mbështetëse e fortë e këtij sektori. Me planet e reja të detajuara urbanistike, siç është Njësia urbane 6, 7 dhe 8, ne synojmë që të krijojmë hapësira të reja banimi për qytetarët tanë.

Me anë të Komunës digjitale (E-komuna) ne do të shkurtojmë kohën për aplikim dhe marrje të lejeve për ndërtim. E gjithë procedura do të bëhet online dhe nga shtëpia, pa patur nevojë të humbet kohë dhe të pritet në radhë. Si rrjedhojë, kotribuojmë direkt dhe indirekt në rritjen e këtij sektori.

Duke analizuar faktin që Struga ka mungesë të objekteve hotelerike dhe në përputhje me kërkesat e UNESCO-s dhe në përputhje me agjendën tonë të blertë, ne do të krijojmë zona të reja të destinuara për këto objekte.

Struga është e destinuar për të qënë lidere e turizmit në rajon dhe ne do t’a bëjmë të mundur këtë.

Për një Strugë turistike, rretho numrin 3!

Zgjidh jetë, voto blertë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here