5.8 C
Skopje

Mjeku Dauti: Me BDI në qeverisjen lokale zgjidhet problemi kaosi në trafik!

Aziz Dauti, mjeku nga Forina e Gostivarit si kandidat për këshilltar komunal në listën e BDI i propozuar nga Iniciativa qytetare Gostivari që dua, në konventën promovuese prezantoi shtyllëm programore mbiz zgjvillimi urban, infrastruktura dhe rritja e cilësisë në shërbimet komunale,

Ai tha që zgjvillimi urban, infrastruktura dhe rritja e cilësisë në shërbimet komunale, paraqet një nga pesë shtyllat kryesore të Programit Zgjedhor. Kur flasim për zhvillimin urban, nfrastrukturën dhe rritjin e cilësisë në shërbimet komunale, duhet të potencojmë që pjesë e inkorporuar e programit është edhe agjenda e blertë si një nga pesë përbetimet e BDI.

“Agjenda e blertë nënkupton investim në menaxhim efektiv me mbeturinat, përfundim të rrjeteve të kanalizimit dhe ujit të pastër për pije, gasifikim, shtigje vrapimi dhe çiklizmi, parkingje, trafik të lehtësuar, më shumë gjelbërim, më shumë parqe.Në suaza të kësaj shtylle zë vend infrastrukturë monderne për çdo vendëbani dhe përfshinë rivitalizimin dhe rekonstruimin e rrugëve ekzistuese si dhe realizimin e rrugëve të reja më të gjitha parametrat e nevojshëm nëntokësor dhe mbitokësor”, tha mjeku Dauti.

Ai nënvizoi që parkingjet janë pjesë e programit për Gostivarin që duam, si mundësi për relaksimin e trafikut të mbingarkuar në qytet.

“Në mandatin e ardhëshëm katërvjeçar parkimi nuk do të jetë më një çështje shqetësuese, do të ndërtohen katër garazhe në kate në lokacione të përshtatëshme dhe në përputhëshmëri me planin detal urbanistik. Ulja e ndotjes së ajrit dhe zvogëlimi i qarkullimit të automjeteve do të arrihet me krijimin e kushteve dhe ndërtimin e shtigjeve për biçikleta”, tha Dauti, sipas të cilit, një nga pikat kryesore të platformës sonë dhe që është projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm është termo-izolimi dhe fasadimi i objekteve të vjetra kolektive në qytetin e Gostivarit.

“Në periudhën 2021 – 2025 do të kompletojmë zonimin e ujësjellësit, do të ndërtojm rrjete të reja të kanlizimit bashkë me tre kolektorë.Programi jonë parasheh rikultivimin, zmadhimin dhe rehabilitimin e siperfaqeve të degraduara gjelbruese.Përfundimishtë do të përmbyllet probelmi me Deponin Rusino në të mirë të të gjithë qytetarëve të Komunës së Gostivarit”, tha Dauti.

Nje problem tejet i ndjeshëm me te cilin perballet sot qyteti ynë, tha ai, janë qentë endacakë. Për këtë fenomen që rrezikon jetën e qytetarëve në katër vitet e ardhshme është parparë zgjidhje konkrete.

Marketing

TË FUNDIT

Grubi – Geer: Kontesti me Bullgarinë të mbyllet sa më shpejtë, koha për datë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në...

Grubi – Kyuchyuk: Falenderim ndaj Bullgarisë për profesionalizmin dhe menaxhimin e situatës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ministri i Ekonomisë,...

Kastriot Rexhepi në konferencë rajonale për Ballkanin Perëndimor

Deputeti nga Lëvizja Besa Kastriot Rexhepi sot mori pjesë në një konferencë rajonale ku të ftuar ishin Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi,...

Ahmeti – Kyuchyuk: Datë për negociata sa më shpejtë, gati për kompromis

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot ka pritur në takim eurodeputetin bullgar, Ilhan Kyuchyuk. Eurodeputeti Kyuchyuk i ka shprehur ngushëllime kryetarit...

Kryeparlamentari malazez viziton Shkupin

Kryeparlamentari malazez në Shkup. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot do të jetë nikoqir i kolegut malazez Aleksa Beçiq. Xhaferi dhe Beçiq do të realizojnë takim...