5.8 C
Skopje

Pushteti është në panik?! Në fakt vetë Taravari është në panik

Pushteti është në panik! Me këtë deklaratë Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët dhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari mundohet ta mbulojë panikun e vet sepse uragani i gjelbërt ka nisur pikërisht fushatën në qytetin e tij .Taravari nuk ka pyetur kurrë cfarë mendojnë qytetarët për qeverisjen e tij që i duket e ” përkryer” por realiteti atje është krejtësisht ndryshe shkruan Tetovasot.

Taravari flet pët mobilizimet e kundërshtarit politik por nuk e di që BDI nuk është kurrë në panik . Koalicioni me VMRO-në është një histori më vete dhe Taravari më shumë e sheh si shpëtim të mundshëm po këtë koalicion për të ruajtur ” kështjellën e vet” por që tashmë është me këmbë të qelqta .
Ai kundërshtarët i sheh si banda, kriminelë sepse janë hijet e frikës që kanë pushtuar opozitën e mbijetesës që kanë bërë një koalicion me figura që partia shqiptare mundohet ti bëjë të pastër dhe të kristaltë, madje edhe ” pro shqiptarë” por që në fakt të gjithë e dijnë se kush janë në të vërtetë ata.Përgjimet treguan se kush janë ata dhe cfarë ishin të gatshëm të bëjnë po ata.

Fakti që VMRO edhe po të fitojë mbetet në opozitë tregon se ajo parti është e mirë vetëm me ASH-në për kombinatorika zgjedhore dhe luftë për të shpëtuar Mickovski dhe Sela.
Për Taravarin është një rrëfim tjetër sepse atij i intereson vetëm të shpëtojë Gostivarin që tashmë duket i rrënuar nga keq qeverisja e tij .Tetovasot

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët dhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në intervistën e sotme në TV Alfa tha se qeveria është nervoze për këto zgjedhje lokale, ndërsa BDI për shkak të panikut që e ka për Gostivarin, fillimin dhe fundin e fushatës e ka pikërisht në Gostivar.

Marketing

TË FUNDIT

Grubi – Geer: Kontesti me Bullgarinë të mbyllet sa më shpejtë, koha për datë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në...

Grubi – Kyuchyuk: Falenderim ndaj Bullgarisë për profesionalizmin dhe menaxhimin e situatës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ministri i Ekonomisë,...

Kastriot Rexhepi në konferencë rajonale për Ballkanin Perëndimor

Deputeti nga Lëvizja Besa Kastriot Rexhepi sot mori pjesë në një konferencë rajonale ku të ftuar ishin Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi,...

Ahmeti – Kyuchyuk: Datë për negociata sa më shpejtë, gati për kompromis

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot ka pritur në takim eurodeputetin bullgar, Ilhan Kyuchyuk. Eurodeputeti Kyuchyuk i ka shprehur ngushëllime kryetarit...

Kryeparlamentari malazez viziton Shkupin

Kryeparlamentari malazez në Shkup. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot do të jetë nikoqir i kolegut malazez Aleksa Beçiq. Xhaferi dhe Beçiq do të realizojnë takim...