Bujar Osmani: Për ditë të vështira Ali Ahmeti, për Agjendën e gjelbër, përsëri ai

0
0

I pari i diplomacisë Bujar Osmani, sonte në Haraçinë ka folur fjalë miradije për kandidatin për kryetar komune në Haraçinë, Ridvan Ibrahimi.

Osmani në fjalimin e tij ka vënë theksin edhe në veprimtarinë e Ali Ahmetit dhe BDI-së.
“Moti nuk kisha dëgjuar përbetim më të sinqertë para njerëzve ku dikush përbetohet në Zot se do të drejtojë me komunën me ndershmëri. Andaj, ky numër masovik sonte këtu është paralajmërim për një fitore të madhe në Haraçinë”.
Osmani ka folur dhe ka spikatur rolin diplomatik të Ali Ahmetit:
“Në ditë të vështira vendi dhe rajoni mbështeten te Ali Ahmeti, por jo vetëm në ditë të vështira, politika e tij e mençur ishte vendimtare edhe për anëtarësim në NATO. Për ditë të vështira Ali Ahmeti, për Agjendën e gjelbër, përsëri Ali Ahmeti”.
Osmani ka mbaruar fjalimin para haraçinasve duke ua bërë me dije se nuk mund të gjejnë njeri më të mirë se Ridvan Ibrahimi, cili menaxhon me komunën e Haraçinës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here