10.8 C
Skopje

Saliu: Në mungesë të programit politik, Taravari shërbehet me fyerje dhe ofendime (VIDEO)

Gjuha e përdorur nga ana e opozitës shqiptare, në rastin konkret ajo e kandidatit për kryetar komune në Gostivar, Arben Taravari i cili i ka quajtur shqiptarët bandit, po dënohet nga ana e opinionit në vend, ndërsa analistët politik e quajnë atë si mungesë të ofertës politike.

Profesori universitar dhe analisti politik Argëtim Saliu, në një prononcim për GAZETA.MK thekson se fjalët fyese kanë ndikuar gjithmonë negativisht tek qytetarët.

“Në mungesë të ofertës politike dhe programit zhvillimorë politik ka edhe nga ata kandidatë të cilët përdorin fjalë fyese dhe urrejtje ndaj qytetarëve dhe ndaj popullatës, kjo mund të përkthehet si mungesë e ofertës dhe programit zhvillimor politik andaj do të thotë fjalët fyese gjithmonë do të thotë  kanë hasur do të thotë në konotacion negativ tek qytetarët”, ka deklaruar Saliu.

Saliu gjithashtu ka thënë se qytetarët shqiptar përherë i kanë dënuar ata të cilët përdorin fjalor fyes dhe denigrues.

“Gjithmonë do të thotë  qytetarët kanë dënuar ata të cilët kanë përdorë fjalë fyese dhe denigruese, por mos ta harrojmë se gjuha e urrejtjes do të thotë gjithmonë ka ndikim negativ në shoqëri dhe sidomos tek individët, personat e rinj, anëtarët dhe simpatizantët e subjekteve politike, ne jemi shtet me demokraci dhe respektohet mendimi i lirë i gjithë secilit por ama qytetari gjithmonë ka dënuar gjuhën e urrejtjes,” ka thënë më tej Saliu.

Burimi: GAZETA.MK

Marketing

TË FUNDIT

Grubi – Kyuchyuk: Falenderim ndaj Bullgarisë për profesionalizmin dhe menaxhimin e situatës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ministri i Ekonomisë,...

Kastriot Rexhepi në konferencë rajonale për Ballkanin Perëndimor

Deputeti nga Lëvizja Besa Kastriot Rexhepi sot mori pjesë në një konferencë rajonale ku të ftuar ishin Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi,...

Ahmeti – Kyuchyuk: Datë për negociata sa më shpejtë, gati për kompromis

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot ka pritur në takim eurodeputetin bullgar, Ilhan Kyuchyuk. Eurodeputeti Kyuchyuk i ka shprehur ngushëllime kryetarit...

Kryeparlamentari malazez viziton Shkupin

Kryeparlamentari malazez në Shkup. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot do të jetë nikoqir i kolegut malazez Aleksa Beçiq. Xhaferi dhe Beçiq do të realizojnë takim...

Aneta Nga Radovishi me instant tiketë jofitimprurëse EKO SKUTER fitoi 150.000 denarë shtesë

Është kënaqësi  t'ua prezentojmë Aneta Spasojeva nga Radovishi – pjesëmarrësja e parë në lojën shtesë „Rrotullo rrotën Eko Skuter“ e cila i „mati forcat“...