5.8 C
Skopje

13 MIJË VAKSINA TË DHURURA NGA BULLGARIA DO TË ASGJËSOHEN

Vaksinat e pashfrytëzuara kundër Covid – 19 të cilat ishin donacion i Republikës së Bullgarisë, do të asgjësohen si mbetje medicinale pasi iu ka skaduar afati, konfirmuan nga Ministria e Shëndetësisë. Bëhet fjalë për 13 mijë vaksina të prodhuesit Pfizer, pjesë e donacionit bullgar prej mbi 50 mijë dozash, që arriti në vend më 16 shtator, ndërsa afatin e përdorimit e kishin deri më 30 shtator. “13 mijë doza të vaksinave kundër Covid – 19, të cilat vendi ynë i ka marrë si donacion nga Republika e Bullgarisë, sot janë tërhequr nga përdorimi për shkak se u ka skaduar afati. Në pajtueshmëri me procedurat ligjore, vaksinat do të asgjësohen si mbetje medicinale”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. 
Marketing

TË FUNDIT

Grubi – Geer: Kontesti me Bullgarinë të mbyllet sa më shpejtë, koha për datë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në...

Grubi – Kyuchyuk: Falenderim ndaj Bullgarisë për profesionalizmin dhe menaxhimin e situatës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ministri i Ekonomisë,...

Kastriot Rexhepi në konferencë rajonale për Ballkanin Perëndimor

Deputeti nga Lëvizja Besa Kastriot Rexhepi sot mori pjesë në një konferencë rajonale ku të ftuar ishin Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi,...

Ahmeti – Kyuchyuk: Datë për negociata sa më shpejtë, gati për kompromis

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot ka pritur në takim eurodeputetin bullgar, Ilhan Kyuchyuk. Eurodeputeti Kyuchyuk i ka shprehur ngushëllime kryetarit...

Kryeparlamentari malazez viziton Shkupin

Kryeparlamentari malazez në Shkup. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot do të jetë nikoqir i kolegut malazez Aleksa Beçiq. Xhaferi dhe Beçiq do të realizojnë takim...