30.8 C
Skopje

Ali Ahmeti: I paharrueshëm kujtimi për bashkëveprimtarin Halit Zeqiri – Xha Haliti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllime të sinqerta për ndarjen nga jeta të veprimtarit dhe humanistit Halit…. , duke kujtuar tre dekadat e bashkëveprimit në shërbim të çështjes kombëtare.

“Mbi tre dekada kujtime e bashkëbisedime, bashkëveprim, takime e këshilla, e kush nuk do të frymëzohej nga veprimtaria e përbashkët e begatë.

I heshtur dhe punëtor i madh, shqiptar i rrallë për nga virtytet njerëzore, do më mungosh shumë.

Sot, me ikjen tënde Halit, me pikëllim po rikujtoj gjithë këto vite që kaluam bashkë.

Ndonëse ndahesh nga kjo jetë, përgjithmonë do të mbetesh i paharruar për të gjithë ne.” – është shprehur kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahneti në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook.

Marketing