Qëllimi i vizitës është vazhdimi i dialogut të lartë politik me Gjermaninë, por edhe riafirmimi i pozicioneve gjermane lidhur me dosjen tonë evropiane, veçanërisht në vigjilje të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet në Slloveni.

Nga Berlini, Osmani do të shkojë në Poloni, ku do të marrë pjesë në “Forumin e Sigurisë në Varshavë”.

Në Varshavë, Osmani do të takohet me homologun e tij polak, ministrin, Zbignie Rau, por edhe me Ministrin e Jashtëm finlandez, Peka Havisto dhe me përfaqësues të tjerë të rëndësishëm politikë, aktivë në fushën e sigurisë dhe marrëdhënieve transatlantike.

Të mërkurën, Osmani do t’i bashkohet delegacionit shtetëror, të kryesuar nga Kryeministri, për të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bërdo të Kranjës, Slloveni.