Pendarovski për “To Vima”: Zgjidhje e negociatave të Bullgarisë duhet të harmonizohet me Marrëveshjen për miqësi dhe bashkëpunim

0
0

Për Marrëveshjen e Prespës, perspektiva evropiane e vendit tonë dhe raportet me Bullgarinë, për bashkëpunim me Greqinë, por edhe për marrëveshjen me Turqinë, flet presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në intervistën për edicionin e sivjetshëm të gazetës greke “To Vima” në vigjilje të vizitës së tij në Greqi më 5 dhe 6 tetor, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Presidenti Pendarovski komentoi për veto bullgare dhe perspektivën evropiane se “për fat të keq situata na pengon të fillojmë bisedime aderuese”, edhe pse vendi tashmë i ka plotësuar të gjitha parakushtet, ndërsa paralelisht shfaq shpresë se me Qeverinë e re në Sofje do të vazhdojnë bisedimet, por edhe porosit se vendimi duhet të harmonizohet me Marrëveshjen për miqësi dhe bashkëpunim. “Do të vazhdojmë të veprojmë në mënyrë konstruktive në bisedimet me Sofje. Vendimi i bisedimeve të Bullgarisë duhet të harmonizohet me marrëveshjen për miqësi dhe bashkëpunim të dy vendeve dhe ta respektojë të drejtën e vetpërcaktimit të kombit tonë, si dhe identitetin nacional dhe gjuhën  maqedonase. Shpresoj se pas zgjedhjeve bullgare do t’i vazhdojmë bisedimet me presidentin e sapozgjedhur dhe me Qeverinë politike me pushtet të plotë që do të ketë shumicë në Parlament”, theksoi presidenti.

Në intervistën që është nën kushtin “Zbatimi i Prespës është detyrimi ynë ndërkombëtar dhe i yni i brendshëm”, presidenti Pendarovski e theksoi rëndësinë e Marrëveshjes për dy vendet, thotë se “më e rëndësishmja është ajo që i ka përcaktuar raportet tona të ardhshme” dhe është kthesë për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik, ndërmarrjen e nismave në më shumë fusha, siç është sigurimi, mbrojtja, arsimi, shkenca dhe kultura. “Marrëveshja është shembull i shkëlqyer për zgjidhjen e problemeve dypalëshe mes dy vendeve fqinje. Maqedonisë së Veriut i ka mundësuar të bëhet anëtarja e plotfuqishme e 30-të e NATO-s, duke realizuar një nga dy qëllimet srategjike në integrimin euroatlantik. Ka ndikuar pozitivisht mbi integrimin tonë evropian, duke pasur parasysh atë që sot Greqia është një nga mbështetësin tanë më të fuqishëm. Marrëveshja nga Prespa nuk ishte e lehtë për dy vendet. Por, rëndësia dhe ndikimi i tij pozitiv do të tregohen më shumë në vitet e ardhshme”, theksoi Pendarovski.

Sqaroi se si president e mbështet jo vetëm vendimin politik për miratimin e Marrëveshjes, por edhe zbatimin e drejtë dhe me kohë, thotë se Komisioni për libra shkollorë ka bërë progres, ndërsa rekomandimet duhet të zbatohen nga të dyja palët. Shtoi se mbiemrin “maqedonas”, Marrëveshja është e qartë, dhe ai personalisht gjithmonë i inkurajon “të gjitha etnitete në vend që t’i respektojnë dispozitat” dhe thekson se emri i ri tashmë është kyçur në Kushtetutën në vend, kështu që, “zbatimi i drejtë nuk është vetëm detyrim i drejtë ndërkombëtar, por edhe pjesë nga detyrimet e brendshme juridike”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here