22.8 C
Skopje

Zbardhet marrëveshja, Taravari i jep Kryesuesin e Këshillit VMRO-DPMNE/ Ja kush është?

Edhe pse në opinion Valbon Limani promovohet si kandidat për Kryesues të Këshillit Komunal nga radhët e Aleancës për Shqiptarët në Gostivar, marrëveshja mes ASH dhe VMRO-DPMNE për koalicion në zgjedhjet locale, ka nxjerr në sipërfaqe mashtrimin që Arben Taravari ua bënë shqiptarëve të Gostivarit.

Në tubimin e sontëm është zbardhur marrëveshja VMRO-DPMNE dhe ASH, pasi në tubim Kryesues i Këshillit komunal nga udhëheqësi i tubimit është prezantuar bartësi I listës së VMRO-DPMNE, Goce Dimovski.

Ky i fundit në fjalimin e tij shkoi edhe më largë duke treguar që programi i VMRO-DPMNE është në përputhshmëri me programin e Arben Taravarit.

“Maksimalisht do të përkushtohem në realizimin e programit dhe buxhetit, vend të merituar të marrin projektet e parapara në qëllimet programore të VMRO-DPMNE”, tha Dimovski, duke shtuar që programi i VMRO-DPMNE është në përputhje me programin e kandidatit për kryetar komune, Arben Taravar që përkrahet nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Për rimëkëmbjen e Maqedonisë”.

Qëllimi im, tha ai, është që Gostivari të jetë qytet i të gjithë njerëzve, i rregulluar dhe i pajisur për jetë dinjitoze në frymën e vlerave tradicionale.

Se Goce Dimovski do të jetë kryesues këshilli nëse do të fitonte Arben Taravari këtë e pralajmeroi para do kohe edhe lideri i VMRO-DPMNE Kristian Mickoski në një emision në Tv21.

Në tubimin e VMRO-DPMNE në Gostvar, i pranishëm ishte edhe Arben Taravari dhe bartësi i listës Valbon Limani.

Marketing