Rusia shpall “non grata” diplomatin e RMV-së, MPJ: Kundërpërgjigje politike pa asnjë bazë

0
161

Moska ka shpallur “non grata” sekretarin e dytë në ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Moskë, si reagim ndaj vendimit të ngjashëm të Shkupit në muajin gusht.

“Më 4 tetor, Olivera Chaushevska-Dimovska, ambasadorja e Maqedonisë së Veriut në Moskë, u ftua në Ministrinë e Jashtme të Rusisë dhe ju komunikua se një anëtar i ambasadës është shpallur “non grata”. Kjo masë është marrë si një përgjigje të vendimit të pabazuar të Maqedonisë së Veriut, e cila shpalli non grata një diplomat të ambasadës ruse”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.

Nga MPJ shtojnë se “vendimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse për të dëbuar diplomatin që u delegua kohët e fundit në Federatën Ruse, është një vendim politik reciprok pa asnjë bazë. Për dëbimin e mëparshëm të diplomatit rus nga RMV, u paraqitën prova të regjistruara për veprimet e tij në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Prandaj, lëvizja e palës ruse është plotësisht e pabazuar dhe do të ndikojë negativisht në përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet midis dy vendeve. derisa MPJ të dërgojë Ambasadorin e ri të akredituar në Federatën Ruse, i cili ka kaluar të gjitha hapat për referim, detyrat e tij do t’i kryejë personi përgjegjës”, thonë nga MPJ.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here