7.8 C
Skopje

Çmimi i energjisë elektrike, Zaev: Qytetarët mos të shqetësohen

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se amvisëritë nuk duhet të shqetësohen për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, përcjell Alsat. Zaev masat e ndërmarra nga Qeveria do të sigurojnë çmime të qëndrueshme.

“Çmimi i bursës në periudhën e fundit është nga 170 deri 220 euro për megavat. Ndërsa ne e japim çmimin për amvisëritë për 36 euro për megavat. Kjo është 4-5 herë çmim më i lirë. Qytetarët nuk duhet të shqetësohen sepse çmimi është caktuar nga Qeveria, prej 36 eurove. Diferencën drejt EMV-së e paguajmë ne, ndërsa TVSH e kemi ulur nga 18 në 5 për qind. Janë marrë gjitha masat për çmime stabile drejt amvisërive”, deklaroi Zaev.

Kreu i ekzekutivit tha se me aktivizimin e bllokut të tretë të TEC Manastir, dhe sipas prodhimit të energjisë elektrike, do të shqyrtohet ndihma shtetërore edhe për kompanitë.

“Këto ditë do të publikohen procedurat e tenderimit. Presim të furnizohemi me sasi shtesë të qymyrit që do të jenë të mjaftueshme për të nisur me punë blloku i tretë i TEC-Manastir dhe të vazhdon me punë Osllomej”, deklaroi Zaev. Alsat

Marketing

TË FUNDIT

Grubi: Gjykata kushtetuese jep dritë të gjelbër për koridorin 8 dhe 10

Zëvendës kryeministri i parë dhe ministër për Sistem politk dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive Artan Grubi sot nëpërmjet rrjetit të tij në Facebook dha një...

Qeveria shkarkon Abdush Demirin nga Agjencioni për Punësim

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut , në mbledhjen e vet të fundit të martën , vendosi që të shkarkojë Abdush Demirin nga...

Bekteshi: Lëshohet zyrtarisht në përdorim sistemi i ri i ndriçimit në Kodrën e Diellit

Tetovë, 08.12.2021 Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi së bashku me ministrin e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor Naser Nuredini dhe me drejtorin e SHA ELEM...

Kryediplomati Osmani pret në takim Lazim Destanin: Prioritet bashkëpunimi

Presidenti i nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare z. Lazim Destani ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të...

Zejd në Click plus: Në zgjedhje lokale VMRO-së ia pa hajrin vetëm Taravari

Skender Rexhepi-Zejdi në ClickPlus në TV21 tha se ALternativa nuk ka pasur dobi nga marrëveshja për bashkëpunim me VMRO-DPMNE-në në zgjedhjet lokale. “-A ia patë...