Unë e them me shumë përgjegjësi se nuk ka arsimtar që është i diskriminuar në Komunën e Likovës, ka siguruar kandidati i BDI-së, Erkan Arifi në debatin parazgjedhor në TV21.
Duke folur për kushtet në shkollat fillore dhe të mesme, ai tha se kushtet që janë në shkollat e Likovës, nuk janë as në shkollat maqedonase.
“Ne jemi ndër komunat që i kemi shkollat me kushtet më të mira. As në shkollat maqedonase s’mund të gjeni aso kushte. Si me smart tableta, si me sistem kabinetik, si me gjithçka”, tha Arifi.