26.8 C
Skopje

BDI-Gostivar pyet VMRO-DPMNE: A ishte Arben Taravari ministër i paaftë ?

Lekë Dalipi nga Iniciativa qytetare Gostivari që dua, kandidat për këshilltar komunal në listën e përbashkët me BDI – Gostivar, sot mbajti konferencë për shtyp përpara selisë së VMRO-DPMNE në Gostivar, shkruan observeri.mk

Paraprakisht, konferencën i parapriu deklarata me autoparlantë e deputetës Dafina Jovanovska – Stojanovska nga kjo parti, e cila në korrik të vitit 2017 e kishte akuzuar Arben Taravarin si ministër i paaftë rreth rastit tragjik në fshatin Simnicë të Gostivarit ku si pasojë e një sëmundje fibrile jetën e humbën dy banorë të këtij fshati.

“Ndоdhemi përpara selisë së VMRO-DPMNE në Gostivar. Kemi një pyetje për deputetën e kësaj partie, Dafina Jovanovska – Stojanovska e cila në korrik të vitit 2017 me rastin e tragjedisë në fshatin Simnicë deklaroi që ministri i atëhershëm i shëndetësisë, Arben Taravari ishte i paaftë dhe se sistemi shëndetësor nën udhëheqjen e tij për tre muaj ishte shkatërruar. Atë kohë, deputetja Stojanovska akuzoi Taravarin që nga hotelet luksoze të Shteteve të  Bashkuara të Amerikës po vëzhgonte se si njerëzit vdisnin nga epidemia që mund të ishte parandaluar. Kujtojmë që si pasojë e një sëmundje fibrile jetën e humbën dy banorë të fshatit Simnicë, ndërsa dhjetëra të tjerë u infektuan. Kjo ishte edhe arsyeja që Stojanovska kërkonte dorëheqjen e Taravarit”, potencoi Leka, duke shtuar që deputetja Stojanovska të vërtetën për Taravarin e tha në vitin 2017. Prandaj, e pyesim publikisht nëse humbi interesi i publikut përballë interesave të ngushta politike? Pse këtë individ që e quajtën të papaftë ua ofrojnë votuesve të tyre për ta votuar?

Lajmin e plotë dhe videon mund ta gjeni në këtë LINK

Marketing