5.8 C
Skopje

Bekim Sali merr bekimin e “pobratimit” Vllatko Gjorçev

Kandidati i koalicionit Alternativa – ASH për Komunën e Çairit, Bekim Sali mbrëmjen e së martës ka marrë pjesë në tubimin VMRO-DPMNE-së në Çair, me çrast në rrjetet sociale është shfaqur i buzëqeshur në përqafim të ish-deputetit dhe zyrtarit të lartë të kësaj partie Vllatko Gjorçev, shkruan tokasot.com

“Mbështetje për Bekim Sali nga Alternativa-ASH. Së bashku në takimin tonë në Çair”, ka shkruar Gjorçev në mbishkrimin e fotografisë që e ka shpërndarë në rrjetin social “Facebook”.

Po kush është Vllatko Gjorçevi, “pobratimi” i Bekim Sali?

Vllatko Gjorçev për opinionin shqiptar njihet se karrierën politike e ka ndërtuar kryesisht duke shfaqur hapur qëndrimet e tij anti-shqiptare. Ai u bë i njohur që në vitin 1997 kur protestonte se bashku me kolegët e tij studentë kundër paraleleve shqipe. Thënia më e shpeshtë që ai e përsërite në atë kohë ishte “gasni komori za shiptarite” (dhoma gazi për shqiptarët).

Burimi: tokasot.com

Marketing

TË FUNDIT

Grubi – Geer: Kontesti me Bullgarinë të mbyllet sa më shpejtë, koha për datë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në...

Grubi – Kyuchyuk: Falenderim ndaj Bullgarisë për profesionalizmin dhe menaxhimin e situatës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ministri i Ekonomisë,...

Kastriot Rexhepi në konferencë rajonale për Ballkanin Perëndimor

Deputeti nga Lëvizja Besa Kastriot Rexhepi sot mori pjesë në një konferencë rajonale ku të ftuar ishin Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi,...

Ahmeti – Kyuchyuk: Datë për negociata sa më shpejtë, gati për kompromis

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot ka pritur në takim eurodeputetin bullgar, Ilhan Kyuchyuk. Eurodeputeti Kyuchyuk i ka shprehur ngushëllime kryetarit...

Kryeparlamentari malazez viziton Shkupin

Kryeparlamentari malazez në Shkup. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot do të jetë nikoqir i kolegut malazez Aleksa Beçiq. Xhaferi dhe Beçiq do të realizojnë takim...