7.8 C
Skopje

Gerasimovski: Kemi data reale për realizimin e të gjitha projekteve të premtuara

Nuk është serioze të kandidosh për kryetar të një komune për të cilën nuk e di se çfarë buxheti ka, u tha Goran Gerasimovski kundërshtarëve të tij kundër kandidatëve për kryetarë të komunës Qendër në emisionin e sotëm Studio 10 në Tv24.

“Këtu dëgjoj shembuj të Sllovenisë, dhe nuk kam dëgjuar ndonjë zgjidhje konkrete për tre problemet kryesore në Qendër, përkatësisht parkimin, higjienën dhe urbanizmin. Ju të gjithë thoni që ne planifikojmë, do të bëjmë por në gjithë diskutimin nuk kam dëgjuar ku, si, sa dhe deri kur. Dhe vërtet nuk është serioze të duash të udhëheqësh një komunë dhe të planifikosh projekte, pa e ditur se për çfarë, sa duhet planifikuar, sa për sport, sa për kulturë, urbanizëm. Me sa dimë, buxheti është një e dhënë zyrtare, si shpërndahet dhe si shpenzohet, është në anën e komunës”, tha Gerasimovski.

Ai theksoi se programi i tij ofron zgjidhje konkrete veçanërisht në pjesën e problemit më të madh të parkimit, me garazhe nëntokësore, mbitokësore dhe të parafabrikuara dhe dihet se ku do të jenë, me sa kapacitet dhe deri kur do të ndërtohen.

Gerasimovski gjithashtu tha se programi i tij është sipas nevojave reale të qytetarëve sepse rezultoi nga takimet e shumta me qytetarët dhe hulumtimi i mikro-lokacioneve në komunë.

Marketing

TË FUNDIT

Escobar kërkon që RMV të nis bisedimet e anëtarësimit

SHBA-të mbështesin fuqishëm integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, deklaroi zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, pas...

Në MSP hapet ekspozita për 100 vjetorin e Hasan Prishtinës

Sot në MSP u hap ekspozita e realizuar në bashkëpunim me Institutin për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve, kushtuar kolosit tonë Hasan Prishtina. “Në...

Grubi: Veprimtaria e Hasan Prishtinës ka lënë gjurmë të pashlyeshme

Shkup, 6 Dhjetor – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi ka marrë pjesë në ekspozitën...

Bekteshi: Rriten kapacitetet e prodhimit vendor të rrymës (Foto)

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi vazhdon angazhimin e tij maksimal për ta tejkaluar sa më shpejtë krizën energjetike që ka kapluar të gjithë rajonin! Bekteshi...

Grubi – Toman: Negociatat me BE të nisin në fillim të vitit 2022

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi, priti në takim ambasadorin e Republikës Çeke, z. Miroslav...