5.8 C
Skopje

Sela foli për ” pastërtinë” por nuk u tregoi tetovarëve sa e papastër është të jesh me VMRO-në

Njeriu i humbjeve serike , madje edhe i qytetit të tij para katër vitesh ,duke qenë edhe atë në pushtet qendrorë, doli në sheshin e madh të Tetovës dhe foli për ” pastërtinë”, për votën e ” pastër” si uji i Sharrit .Doli dhe foli në emër të shqiptarëve por nuk u tha këtyre të fundit se prapa skenave të politikës , aty ku bëhen pazare për qëllime pushteti, nuk u tregoi pra se ka një koalicion me partinë që i krijoi gjithë këto papastërti ndër vite, pra me VMRO-në antishqiptare.

Ziadin Sela që të vetmin qëllim e arriti kur partinë nga humnera e dërgoi përmes eliminimit politik të cdo kundërshtari që e morri me vete dhe pastaj e largoi, të del parti e dytë.Sela nuk u tregoi tetovarëve se të jesh patriot i madh shqiptarë nuk shkon bashkë që të qëndrosh gatitu para himnit maqedonas të VMRO-së.

Ai i quan figura të pastrat vetëm të tijët , s’ka lidhje se ata kanë harruar kur kanë hyrë në politikë herë me koalicion majtas e herë dhjathtas, shumë prej të cilëve dikur të perënduar politikisht dhe sot prapë kanë gjetur mënyrën të jenë po në politikë.Sela nuk u tregoi tetovarëve se cfarë do të thotë mos pyesësh organet partiake kur zgjedh një kandidat pa pyetur askënd.
Sela nuk u tregoi tetovarëve se është një i huaj që ka humbur në qytetin e tij dhe kërkon fitoret në territore të huaja ,aty ku mbase edhe nuk të njohin .
Sela erdhi në Tetovë dhe foli në emër të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut , për përcarjet , por pa u treguar se ai është njëri ndër ta.Ai është poashtu një përcarës i madh.
Erdhi u tregoi për pastërtinë por nuk tregoi se a është e pastër të bësh koalicion me VMRO-në?!

“Ne jemi të pastër në këtë fushatë me këtë moto të pastër me qëllime të pastra dhe me figura të pastra, për të arritur vetëm fitore të pastra, në emër të shqiptarëve këtu në Maqedoninë e Veriut ” u shpreh njeriu i opozitës. Po të dëgjonte këtë rrëfim të Ziadin Selës një i largët që nuk i njeh rrethanat politike në këtë shtet , do besonte në këto broçkulla , por ata që e dijnë saktë , të qenurit në koalicion me një parti maqedonase është vetëm një mashtrim i hapur dhe njerëzve nuk ua hedh më me këto fjalime të shekullit të kaluar.Koment: TetovaSot

Marketing

TË FUNDIT

Grubi – Geer: Kontesti me Bullgarinë të mbyllet sa më shpejtë, koha për datë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në...

Grubi – Kyuchyuk: Falenderim ndaj Bullgarisë për profesionalizmin dhe menaxhimin e situatës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ministri i Ekonomisë,...

Kastriot Rexhepi në konferencë rajonale për Ballkanin Perëndimor

Deputeti nga Lëvizja Besa Kastriot Rexhepi sot mori pjesë në një konferencë rajonale ku të ftuar ishin Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi,...

Ahmeti – Kyuchyuk: Datë për negociata sa më shpejtë, gati për kompromis

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot ka pritur në takim eurodeputetin bullgar, Ilhan Kyuchyuk. Eurodeputeti Kyuchyuk i ka shprehur ngushëllime kryetarit...

Kryeparlamentari malazez viziton Shkupin

Kryeparlamentari malazez në Shkup. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot do të jetë nikoqir i kolegut malazez Aleksa Beçiq. Xhaferi dhe Beçiq do të realizojnë takim...