2.8 C
Skopje

BDI: Bërvenica do të ndryshojë me Agjendën e blertë, rretho numrin 3

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), sot ka prezantuar Programin zgjedhor për Komunën e Bërvenicës. Kandidati i BDI-së për kryetar të kësaj komune, Arkin Jahiji në konferencën e sotme për shtyp tha se Programi i përpiluar për zhvillimin e Bërvenicës dhe për jetë më cilësore të qytetarëve të saj në fokus ka përmirësimin e infrastrukturës rrugore, rekonstruimin dhe mirëmbajtjen e rrjeteve të ujësjellësit, kanalizimit dhe ujitjes, menaxhimin e mbeturinave, arsim cilësor, mbrojtje më të madhe shëndetësore dhe shumë sfera të tjera të jetës shoqërore”, theksoi Jahiji në konferencën për shtyp.

“Në katër vitet e ardhëshme planifikojmë zhvillimin e komunës me projekte të shumta që do e rikthejnë atë nga komunë rurale në një komunë shumë moderne dhe urbane. Radiovca, Tenova, Miletina, Çellopeki i Epërm dhe i Ri dhe Gurgurnica do të jenë në fokusin tim si kryetar në katër vitet e ardhëshme pas fitores më 17 Tetor”, tha Jahiji.

Në vazhdim po ua përcjellim fjalimin e plotë nga konferenca e sotme për shtyp:

Të nderuar qytetarë,

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Sot prezantojmë para jush programin zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim për komunën e Bërvenicës, që është bazuar në Agjendën e blertë dhe pesë përbetimet e BDI-së.

Bashkimi Demokratik për Integrim në komunën e Bërvenicës ka pasur gjithmonë kuadër cilësor që ka ditur të avancojë proceset e përfaqësimit adekuat, të kontribuojë për realizimin e projekteve të jetës cilësore dhe të përfaqësojë denjësisht zërin e kërkesave të qytetarëve.

Në katër vitet e ardhëshme planifikojmë zhvillimin e komunës me projekte të shumta që do e rikthejnë atë nga komunë rurale në një komunë shumë moderne dhe urbane.

Radiovca, Tenova, Miletina, Çellopeki i Epërm dhe i Ri dhe Gurgurnica do të jenë në fokusin tim si kryetar në katër vitet e ardhëshme pas fitores më 17 Tetor.

Të dashur qytetar,

Më lejoni që në vazhdim të elaboroj vetëm disa nga projektet të cilat janë në Programin zgjedhor timin dhe të BDI-së për mandatin katër vjeçar.

Në vendbanimin Radiovcë do të ndërtojmë rrugën e stadiumit, shtratin e lumit, ngrohje qendore tek shkolla, kënd për fëmijë dhe përfundim të kanalizimit fekal.

Në Tenovë do të bëjm rekonstruimin e rrugës deri në dalje të stadiumit, kanalizim fekal dhe pastrim të shtratit të lumit Vardar.

Vendbanimi Miletinë gjithashtu do jetë në fokusin tonë, aty do të ndërtojmë rezervuar të ujit e me këtë do të zgjidhet mungesa e ujit, renovimi i shkollës, ndërtimi i rrugës së vjetër, park në qendër të fshatit dhe digjitalizimi i zyrës së vendit.

Çellopeki i Epërm ka nevojë për ndërtim të rrugës prej në Qendër të fshatit deri tek xhamia, renovim të shkollës bashkë me sallë të sportit, kënd për fëmijë dhe park tek pishat.

Në Çellopek të Ri gjithashtu do të realizojmë shumë projekte përfshirë këtu rrugën për në Stremnicë, bekatonizim të rrugicave, kanalizim atmosferik, ndërtim i lumit të Thatë, shtigje për çiklizëm në drejtim të Stremnicës dhe ndriçim publik deri tek autostrada.

Ndërkohë vëmendje do i japim edhe vendbanimit Gurgurnicë duke ndëruar kështu emrin e shkollës qendrore Goce Dellçev, dislokim i mbeturinave, rruga deri në Sallarevë në bashkëpunim me komunën e

Zhelinës si dhe ndërtim të rrugës së liqenit të Treskës.

Komuna e Bërvenicës fuqishëm do të mbështes rininë dhe sportin, duke siguruar sallë sporti, procesin edukativo-arsimor, bujqit dhe blegtorët. Do të mbështesë në mënyrë të parezervë ndërmarjet private duke u krijuar kushte infrastrukturore, ndërkaq vemendje të veçantë do t’i kushtohet mërgatës tonë.

Të nderuar,

Më 17 Tetor votoni për agjendën e blertë, për vazhdimësinë e punëve të mira dhe perspektivën e re të zhvillimit. Kemi plan shumë ambicioz dhe të përgjegjshëm për katër vitet e ardhshme.

Rrethoni numrin 3!

Ju faleminderit.

Marketing

TË FUNDIT

Bekteshi:RMV bën tranzicionin e parë energjetik si shembull për vendet e Ballkanit Perëndimor

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi prezantoi aktivitetet e ndërmarra në fushën e energjetikës në Maqedoninë e Veriut në Mbledhjen e 19-të të Këshillit të...

Besimi: Sistemi tatimor më efikas dhe më i drejtë për rritje të qëndrueshme dhe të përshpejtuar

Ministria e Financave së bashku me Drejtorinë e të Ardhurave Publike vazhdojnë të punojnë në ndërtimin e një sistemi tatimor më efikas dhe më...

S’kanë të ndalur ofendimet e Aleancës ndaj Alternativës

Deri pak kohë më parë në koalicion në frontin e përbashkët opozitarë ndërsa tani situata ka ndryshuar mes dy partive shqiptare Alternativës dhe Aleancës...

Grubi – Geer: Kontesti me Bullgarinë të mbyllet sa më shpejtë, koha për datë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në...

Grubi – Kyuchyuk: Falenderim ndaj Bullgarisë për profesionalizmin dhe menaxhimin e situatës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ministri i Ekonomisë,...